• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Paqja fiskale/ Rama jep lajmin: Fshijmë detyrimet e papaguara të bizneseve mbi 10 vite!

7 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha borxhet tatimore e doganore të sipërmarrjes më të hershme se 10 vite do të falen. Kryeministri Edi Rama deklaroi se paqja fiskale parashikon rritjen e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit. Sipas kreut të qeverisë do të fshihet të gjitha detyrimet e regjistruara në llogaritë e subjekteve. Por, nga kjo përjashtohen borxhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe falen vetëm kamatëvonesat .

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Përsëri unë dhe përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ua kujtoj atyre që thoshin: – Hajt mo se premtoni për vota, pastaj i harroni. Po ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne, jo vetëm nuk premtojmë thjeshtë për vota, jo vetëm nuk harrojmë, po ato 83  mandatet, e atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit, na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të Partisë Socialiste ndaj shqiptarëve.

Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, Paketa Fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore, Paqja Fiskale.

Lexo edhe:

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

U godit aksidentalisht në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, humb jetën 4 vjeçari

Paqja Fiskale promovuar gjatë procesit elektoral është tani një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, e po ashtu anasjelltas. Do të mbyllim çështjet e vjetra, pikërisht për t’i dhënë krahë këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim.

Po si do mbyllen çështjet e vjetra? Procesi do të realizohet në dy forma kryesore. Së pari, do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.

Si do të jetë kjo falje?

  1. a)  Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara, që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.
  2. b) Fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5 deri në 10 vite, nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.
  3. c) Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhë 5 deri në 10 vite, nëse shumat paguhen me këste brenda një viti, gjithashtu, edhe kjo me fshirje të gjobave dhe të interesave.
  4. d) Fshirje e gjobave dhe e kamatvonesave për periudhat 1-5 vite, me kusht që të paguhet i plotë tatimi, tarifa ose kontributi, i të njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër, do t’u jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësira në deklarimet e mëparshme, në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vetëkorrigjuarit do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin, por nuk mbaron me kaq. Si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen, për një periudhë që mund të shtrihet deri në tre vite.

Sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore, ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm, krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se ky fitim tatohet sipas ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim, tatimi do të jetë vetëm 5%.  Gjatë kohës që është në fuqi, marrëveshja e Paqes Fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe e shkruar, siç thashë, e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjeshtë e propozuar në një program elektoral, është një Paqe Fiskale për të cilën sipërmarrja, përfaqësuesit e saj që na kanë takuar gjatë procesit elektoral na shikonin me dyshim dhe disa më thoshin, “nuk keni për ta bërë këtë”, “kjo është shumë e bukur, po kjo nuk do bëhet”. Ja pra, ku është dhe do të bëhet, sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë!” tha Rama.

Tags: paqja fiskale

Nga Kategoria

Aktualitet

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

27 Prill, 2026
Aktualitet

U godit aksidentalisht në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, humb jetën 4 vjeçari

27 Prill, 2026
Aktualitet

VIDEO/ Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës 

27 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Casemiro dhe Bruno Fernandes vazhdojnë të shkëlqejnë, Sesko afron Manchester United me Champions League

28 Prill, 2026

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

27 Prill, 2026

Studimi, stresi në shtatëzani ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës

27 Prill, 2026

U godit aksidentalisht në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, humb jetën 4 vjeçari

27 Prill, 2026

VIDEO/ Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës 

27 Prill, 2026

Nga Ekuadori në Europë, “perandoria e krimit” të Ervin Matës, kush është 39 vjeçari

27 Prill, 2026

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

27 Prill, 2026

Operacioni i Modric rezulton i suksesshëm, sezoni me Milan përfundon këtu, por do të jetë gati për Botërorin

27 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.