• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga ‘vendet e sigurta’ do të akomodohen në Shqipëri

2 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga e hëna ‘Libra’, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skanimin e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nje vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Lexo edhe:

Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba! Pistat kryesore të hetimit, nga divorci te aktiviteti i Lekë Gjonit

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen tre automjete, lëndohet një person

Pra, Roma, nëse do të ndiqte kriteret e Gjykatës së BE-së, do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar, për shembull, Tunizinë, Egjiptin ose Bangladeshin, nga të cilat vijnë shumica e kërkuesve të azilit. Kjo do të shënonte fundin e «projektit Shqipëri».

Pas një fillimi të pasuksesshëm në tetor, me një përplasje të drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor, një polemikë politike të ashpër dhe debate mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po e provon sërish, e forcuar nga një lëvizje e duhur.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligji që shënon përmirësimin e listës së saj të «vendeve të sigurta», e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane.

A do të ketë një sukses të dytë? Në të vërtetë, mund të mos mjaftojë për të proceduar pa pengesa dhe konteste të tjera. Të martën e kaluar, erdhi akti i parë formal që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të një burri tridhjetëvjeçar nga Bangladeshi të cilit iu refuzua azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë të BE-së të vendosë nëse ai dekret duhet të mos zbatohet, duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria për të përcaktuar një vend si «të sigurt» janë në kundërshtim me të drejtën evropiane. Kjo për të parandaluar rrezikun e një shqyrtimi të përafërt dhe standardizuar që mund të çojë në një rritje të përgjithshme të deportimeve në shkelje të parimit të mos-refuzimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen e burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët. /Corriere della Sera /

Tags: EmigranteItalishqiperi

Nga Kategoria

Kryesore

Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba! Pistat kryesore të hetimit, nga divorci te aktiviteti i Lekë Gjonit

24 Gusht, 2026
Kryesore

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen tre automjete, lëndohet një person

24 Gusht, 2026
Ekstra

Horoskopi i sotëm/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba! Pistat kryesore të hetimit, nga divorci te aktiviteti i Lekë Gjonit

24 Gusht, 2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen tre automjete, lëndohet një person

24 Gusht, 2026

Horoskopi i sotëm/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

24 Gusht, 2026

Tronditet Kosova: Vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë bashkëshorti i saj

24 Gusht, 2026

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

23 Gusht, 2026

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

23 Gusht, 2026

11 emigrantë të vdekur, fundoset varka që po shkonte drejt Italisë

23 Gusht, 2026

Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.