Interi ka zyrtarizuar menjëherë pasuesin e Piero Ausilios. Dario Baccin është emëruar drejtor i ri sportiv i klubit zikaltër, ndërsa Ausilio largohet me efekt të menjëhershëm pas 28 vitesh te Interi.
Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit kanë zgjedhur një zgjidhje të brendshme, duke promovuar 50-vjeçarin që prej vitit 2017 ka punuar si krahu i djathtë i Ausilios.
Baccin ka qenë përgjegjës për sektorin e të rinjve, lojtarët e huazuar dhe skautimin ndërkombëtar të Interit, me një fokus të veçantë te talentet e rinj.
Interi ka vendosur kështu për vazhdimësi në drejtimin sportiv, vetëm pak ditë pas mbylljes së merkatos.











