Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës këtë të diele. Nga flakët kanë marrë djegie 3 persona, konkretisht nëna me dy fëmijët e saj.
Mësohet se nëna ka ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët janë transportuar me urgjencë nga ambulancat drejt spitalit të Korçës.
Bëhet me dije se dy fëmijët të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.









