• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama në takim me kryebashkiakët: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, kemi një detyrë për kadastrën

3 Prill, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin me kryebashkiakët. Fjalën fillimisht e ka marrë ministri i Pushtetit Vendor, i cili tha se 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama foli për mbrojtjen nga zjarri, pastrimin e kanaleve dhe sistemin e adresimit, duke thënë se do të ketë flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve.

“Ne kemi filluar një proces me ekipet drejtuese të ministrive për të parë situatën lidhur me prioritetet, problematikat dhe për të pasur një lexim të plotë të çdo sektori në kontekstin e kësaj faze të qeverisjes. Për këtë arsye menduam që të bëjmë edhe këtë takim me ministrin e Pushtetit Vendor, i cili skuadrën e punës ua ka juve.

Lexo edhe:

Ambasadori i ri izraelit në Tiranë: Teoritë konspirative dhe të rreme duan të shkatërrojnë marrëdhëniet tona miqësore

Studentët thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Do mbështesim protestat e tyre

Kam një listë, jo sipas rëndësisë, por sipas kohës në të cilën këto gjëra janë vendosur në agjendën e punës sonë të përbashkët. Këtu në këtë listë janë edhe disa gjëra, një pjesë që kanë të bëjnë me hapat e mëtejshëm në punën tonë. Kemi përgatitur një projekt të rëndësishëm për të mbështetur pushtetin vendor, për të vënë në dispozicion mjete që duhet të ndihmojnë në pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme, në mënyrë që të lehtësohen proceset e ujitjes dhe pasojat nga përmbytjet. Është një projekt që do të finalizohet në muajt në vijim. Në bazë të kritereve të thjeshta do të bëhet edhe alokimi i kësaj flote në territor, duke i kaluar këto automjete në përdorim të bashkive.

Puna që ka nisur për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar nga ju të angazhoheni seriozisht në atë pjesë të punës që i takon bashkive dhe duke kërkuar që bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të udhëhiqet nga ministri Demo. Është bërë një punë domethënëse, por duhet finalizuar dhe kjo kërkon angazhimin e individëve. Do të ketë penalizime për kë nuk bashkëpunon me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave.

Jemi të vetëdijshëm për mangësitë e trashëguara, kemi miratuar një projekt lidhur me mobilizimin e financimit të nevojshëm dhe, duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private, do të fillojmë të prodhojmë dhe të vëmë në dispozicion automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme dhe do të bëhen edhe më të domosdoshme.

Është e domosdoshme që bashkitë të angazhohen në këtë proces. Kemi një detyrë për kadastrën, në bashkëpunim me çdo bashki të ndërtojnë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që ta bëjmë procesin më të drejtë, më të parashikueshëm për aplikuesit, duke vendosur një sistem. Një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë të marrin përgjigje para atyre që kanë aplikuar më pas.

Ka shumë ankesa për kadastrën, por një pjesë e madhe e ankesave për mos marrjen e shërbimit vjen nga mosaplikimi në mënyrë korrekte ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të marrin një ndihmë të zyrës juridike enkas për shërbimet e kadastrës dhe legalizimeve.”, tha Rama.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ambasadori i ri izraelit në Tiranë: Teoritë konspirative dhe të rreme duan të shkatërrojnë marrëdhëniet tona miqësore

7 Nëntor, 2026
Kryesore

Studentët thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Do mbështesim protestat e tyre

7 Nëntor, 2026
Aktualitet

Guvernatori që synon të kandidojë për president, në vend të Donald Trump

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Akt i pastër vetëgjyqësie”/ Divorci me Ogren Ballukun, reagojnë Neda Karafili dhe avokatja e saj: Nuk mund të më ndajë njeri nga fëmijët e mi

7 Nëntor, 2026

Zgjedhjet për krerët e degëve, Enkelejda Veliaj fiton garën për PD-në e Fierit

7 Nëntor, 2026

Ambasadori i ri izraelit në Tiranë: Teoritë konspirative dhe të rreme duan të shkatërrojnë marrëdhëniet tona miqësore

7 Nëntor, 2026

Forest trondit Manchester Cityn, Delap shkëlqen me dopietë

7 Nëntor, 2026

Studentët thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Do mbështesim protestat e tyre

7 Nëntor, 2026

Sulm me armë në Poloni, pesë viktima dhe 12 të plagosur

7 Nëntor, 2026

Arsenal fiton me vuajtje, Odegaard vendos ndaj Hull dhe forcon kreun

7 Nëntor, 2026

“Më kanë mbajtur peng në shtëpitë e barit”/ Britania e Madhe nuk bindet, rrëzohet ankesa e shqiptarit për ekstradimin

7 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.