• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zjarret në vend, policia: Janë kapur 137 persona, mes tyre blegtorë dhe fermerë

14 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka zbritur në terren dhe ka intensifikuar zbulimin e zjarrvënieve të qëllimshme, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave zyrtare, nga muaji qershor deri më 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë zjarrvëniesh, nga të cilët: 46 janë arrestuar, 91 janë nën hetim në gjendje të lirë.

Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Një video ka ndarë dhe Rama para disa ditësh ku shihej se si droni kishte kapur një piroman duke znedosur një zjarr.

Lexo edhe:

Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

Dështon seanca për votimin e presidentit të Kosovës, duhen dy kandidatë

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.

Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.

Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

4 Mars, 2026
Kosova

Dështon seanca për votimin e presidentit të Kosovës, duhen dy kandidatë

4 Mars, 2026
Aktualitet

Ambasadori i BE: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Hollaj përsëri reagon ndaj Nagavcit: Nuk siguruat vota për Osmanin, e thirët vetëm për të parë formalisht.

Hollaj përsëri reagon ndaj Nagavcit: Nuk siguruat vota për Osmanin, e thirët vetëm për formalitet

4 Mars, 2026
Kupa e Shqipërisë: Dinamo dhe Egnatia sigurojnë vendin në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë: Dinamo dhe Egnatia sigurojnë vendin në gjysmëfinale

4 Mars, 2026
"Çdo kandidat për lider në Teheran përfundon i vdekur", Trump vlerëson operacionin në Iran: Nota e përsosur 15.

Trump: Irani jashtë kontrollit, sulmi kishte notën “15 nga 10”

4 Mars, 2026

Dronët iranianë me shënjestër në Qipro, paralajmërimi nga Greqia: Jemi gati për luftë

4 Mars, 2026

Macron bën thirrje për armëpushim: Izraeli të përmbahet nga ofensiva tokësore në Liban

4 Mars, 2026

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me kokainë

4 Mars, 2026

Spanja përgënjeshtron Shtëpinë e Bardhë: Nuk do bashkëpunojmë ushtarakisht me SHBA

4 Mars, 2026

Turqia propozon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

4 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.