Një zjarr ka rënë në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, gjë e cila ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi, pemë dhe shkurre.
Situata është përshkallëzuar, pasi flakët kanë shkuar në drejtim të banesave, gjë e cila ka shkaktuar ankth dhe panik tek banorët.
Në operacion kanë ndihmuar edhe banorë të zonës, të cilët kanë ndihmuar forcat zjarrfikëse me anë të mjeteve rrethanore. Zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet plotësisht.











