• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ përfundon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë

22 Shkurt, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë prej të gjitha vendvotimeve në Kosovë, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjetet politike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Lexo edhe:

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Vorë, humb jetën një grua

Në ditët në vijim pritet të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora.

Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë – ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt – 290.729 sosh.

Në mesin e pesë personave më të votuar në këtë parti, pas Kurtit, janë: Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.

Pesë personat më të votuar nga radhët e PDK-së janë: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vora Çitaku dhe Sala Jashari.

Në pesëshen e LDK-së, renditja është kjo: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica – Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, pesë figurat më të votuara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha dhe Time Kadriaj.

Sa i përket Listës Serbe, në krye të listës është Branisllav Nikoliq, më pas, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq.

Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, është renditur i shtati për nga numri i votave të fituara.

Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës.

Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar.

Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.

Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.

Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë./rel

Tags: kosove

Nga Kategoria

Bota

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026
Kryesore

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Vorë, humb jetën një grua

8 Prill, 2026
Bota

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

8 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Vorë, humb jetën një grua

8 Prill, 2026

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

8 Prill, 2026

“Do të përballeni me disa situata të vështira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Prill, 2026

SHBA-të dhe Irani arrijnë një marrëveshje armëpushimi, Trump pezullon bombardimet për dy javë (Plani me 10 pika)

8 Prill, 2026

Havertz vendos në fund, Arsenal afrohet me gjysmëfinalen

7 Prill, 2026

Një fund shpresëdhënës për një ditë të keqe, Reali mban gjallë shpresat për Mynihun

7 Prill, 2026

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

7 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.