Tre orë pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur edhe numërimi. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ky process pritet të nisë rreth orës 22:00, por tani ka nisur numërimi i kutive të para në Tepelenë.
Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Në katër bashkitë e tjera pritet të nisin së shpejti.










