• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 28 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor!

29 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur planin e masave dhe strategjinë për goditjen e krimit elektoral para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Nga grupet hetimore që do ngrihen nga SPAK-u dhe që do veprojnë në terren në të 12 qarqet e vendit dhe 61 bashkitë, mbledhja e informacionit dhe denoncimeve, procesi i verifikimit dhe madje investigimi i aktivitetit financiar të personave të dyshuar apo partive politike gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.

SPAK ka paralajmëruar sot (29 Janar) me anë të një njoftimi publik edhe 4 veprat penale që rrezikojnë kundravajtësit, të parashikuara në ligj.

Lexo edhe:

Në këto vende evropiane mund të hani falas!

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

Ka qenë vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, i cili ka firmosur këtë plan masash dhe strategji prej 24 Janarit.

“Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

Bie në sy edhe një platformë që Spak ka hapur për denoncimet e krimeve elektorale.

“Do të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i. Cilësojmë se: Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale. Do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të monitorojë të dhëna e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’ia përcjellë këto të dhëna Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren”, informon SPAK.

Grupi hetimor përbëhet nga një Strukturë Qendrore dhe grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore. Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.

SPAK i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të dyshimtë, teksa do bashkëpunohet edhe me institucionet përkatëse, si Policia e Shtetit dhe KQZ.

Njoftimi i SPAK për strategjinë:

Plani i Masave mbi:

“Zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni.

MASAT KRYESORE:

Ngritjen e një grupi hetimor (Task Forcë):

Grupi hetimor përbëhet nga a) një Strukturë Qendrore dhe b) grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.

Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.

Monitorimi dhe Hetimi:

Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive.

Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Bashkëpunimi:

Drejtuesi i Prokurorisë, sipas vlerësimit të situatës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të

Një nga hetuesit e BKH-së caktohet si person përgjegjës, i cili do të jetë në kontakt të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohe reale.

Gjatë periudhës zgjedhore grupet hetimore në terren koordinojnë dhe bashkëpunojnë edhe me drejtuesit dhe prokurorin e gatshëm të zyrave të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, drejtuesit e drejtorive të policisë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese, institucioneve të tjera publike, median, shoqërinë civile dhe pushtetin lokal në rrethin që ata mbulojnë.

Denoncimet dhe Marrëdhëniet me Publikun:

Do të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i. Cilësojmë se:

“Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.”

Do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të monitorojë të dhëna e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’ia përcjellë këto të dhëna Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.

Monitorimi Financiar:

Një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Prokuroria e Posaçme fton të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe private, shoqërinë civile, mediat dhe publikun e gjerë që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore. Denoncimet e dokumentuara dhe të bazuara në prova janë thelbësore për të zbuluar dhe ndjekur penalisht çdo akt kriminal që cënon integritetin e zgjedhjeve. Prokuroria e Posaçme garanton trajtim të shpejtë, profesional dhe të pavarur të çdo informacioni të marrë dhe fton publikun të përdorë kanalet zyrtare për denoncime, duke kontribuar kështu në një hetim efektiv dhe në kohë të veprave penale në kuadër të krimit zgjedhor në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Shënim:

Veprat penale në kuadër të krimeve zgjedhore nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme janë:

-Korrupsioni aktiv në zgjedhje ( Neni 328 i Kodit Penal);

-Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Neni 328/b i Kodit Penal);

-Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur (Neni 75/a germa (b) i Kodit të Procedurës Penale);

-Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga zyrtarë të lartë publikë si Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë?, kryetari i bashkisë, deputeti, zëvendësministri, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë?, dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj (Neni 75/a germa (c) i Kodit të Procedurës Penale).

Tags: 11 majspakzgjedhje

Nga Kategoria

Bota

Në këto vende evropiane mund të hani falas!

27 Gusht, 2025
Bota

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

27 Gusht, 2025
Bota

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

27 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Blair merr pjesë në takimin e Shtëpisë së Bardhë me Trump mbi Gazën pas luftës

27 Gusht, 2025

Taktika në Fokus: Ylli i USMNT, Christian Pulisic, merr një rol të ri nën trajnerin e ri Max Allegri te AC Milan – por kjo mund të jetë një gjë e mirë pas të gjitha.

27 Gusht, 2025

Chelsea merr një nxitje për Christopher Nkunku! AC Milan i bashkohet garës për të nënshkruar një sulmues të harruar, ndërsa francezi pritet të bëhet viktimë e prerjeve të Enzo Maresca.

27 Gusht, 2025

Në këto vende evropiane mund të hani falas!

27 Gusht, 2025

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

27 Gusht, 2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

27 Gusht, 2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

27 Gusht, 2025

“Më tha që fëmija nuk është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan: Vrapoi për të shpëtuar jetën…

27 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.