• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 27 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

GJKKO kaloi dosjen për gjykim, Veliaj ankim në Kushtetuese: Procesi në shkelje të rëndë, u mohua analizimi i dosjes! Të shpallen të pavlefshme seancat gjyqësore

10 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Veliaj qëndron në burg për shkak se kërkoi këshillim ligjor në SHBA; avokatët e kryebashkiakut thonë se 1 vit paraburgim është një spektakël politik.
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja ligjore e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë në të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO të datës 9 shkurt, ku dosja ndaj kryebashkiakut kaloi për gjykim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas deklaratës për media, mbrojtja pretendon se procesi gjyqësor është zhvilluar në shkelje të të drejtave themelore, duke përfshirë mungesën e kohës së mjaftueshme për shqyrtimin e dosjes,, si dhe zhvillimin e një procesi që, sipas tyre, nuk garanton paanshmëri dhe respektim të prezumimit të pafajësisë.

Deklarata e plotë

Lexo edhe:

Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut

Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga

Në vijim të praktikës sonë për të informuar opinionin publik mbi çdo veprim ligjor të ndërmarrë nga mbrojtja e z. Veliaj, ju bëjmë me dije se sot kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit nr. 29, datë 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e këtij vendimi.

Kërkesa jonë përfshin gjithashtu shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të z. Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte.

Thelbi është i qartë:

Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet; Parimi i barazisë së armëve është cenuar, pasi prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural; Gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës; Z. Veliaj është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë.

Në këto kushte, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq është marrë mbi një proces të kompromentuar në themel, duke prodhuar një proces antikushtetues dhe për rrjedhojë, të pavlefshëm, i cili nuk mund të prodhojë pasoja juridike të vlefshme.

Për këto arsye, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese:

të shfuqizojë vendimin e seancës paraprake;
të shpallë të pavlefshme veprimet e kryera mbi bazën e tij;
të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 14 të ligjit nr. 95/2016;
të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 332/gj të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo nuk është thjesht një çështje individuale.Është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend.Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për të garantuar që Kushtetuta dhe standardet evropiane të mos mbeten deklarative në letër, por të zbatohen realisht, ashtu siç sovrani – populli shqiptar – ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të Kushtetutës.

Av. Plarent NDRECA

Mbrojtësi i z. Erion Veliaj

Nga Kategoria

Kryesore

Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut

27 Maj, 2026
Aktualitet

Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga

27 Maj, 2026
Lajme

Rrëqeth Elijona Binakaj , kujton nënën e motrën e ndjerë: Bajrami nuk është më si dikur

27 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bie zjarr te Drejtoria e Policisë Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën sallës së network-ut

27 Maj, 2026

Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga

27 Maj, 2026

Rrëqeth Elijona Binakaj , kujton nënën e motrën e ndjerë: Bajrami nuk është më si dikur

27 Maj, 2026

E papritur! Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo?

27 Maj, 2026

170 të arrestuar në 8 vite, Eurojust jep detaje mbi operacionin Shqipëri-Itali që goditi trafikun ndërkombëtar të drogës

27 Maj, 2026

Kreu i OBSH bën thirrje për armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

27 Maj, 2026

Valë e nxehtë në Evropë, temperaturat thyejnë rekorde në Britani dhe Francë

27 Maj, 2026

Zelensky letër Presidentit Trump: Na mbështesni

27 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.