• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zelensky: Fundi i transitit të gazit rus është humbje për Moskën

2 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që kalon në tokën ukrainase, përbën humbje për presidentin rus, Vladimir Putin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kur Putin është bërë president i Rusisë më shumë se 25 vjet më parë, sasia e gazit natyror që ka kaluar përmes Ukrainës në Evropë, ka qenë më shumë se 130 miliardë metra kub në vit. Tani është zero”, ka thënë Zelensky në X – platormë e njohur më parë si Twitter.

“Kjo është një prej humbjeve më të mëdha të Moskës. Si rezultat i shfrytëzimit të energjisë si armë, nga ana e Rusisë, dhe shantazhimit të partnerëve, Moska e ka humbur një prej tregjeve më profitabile dhe të qasshme gjeografikisht”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Traktorët pushtojnë Londrën! Fermerët britanikë zbarkojnë në zemër të qytetit

Deputetët e BE-së dhe shtetet e BE-së përballen me përplasje mbi mbrojtjen e fermerëve në marrëveshjen Mercosur

Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi gjiganti shtetëror rus, Gazprom, ka thënë se i ka pezulluar furnizimet me gaz në Evropë përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë, pasi Kievi ka refuzuar të vazhdojë kontratën e nënshkruar para se Moska të niste luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.Kjo do të thotë se Ukraina do të humbë 800 milionë dollarë në vit që i siguronte nga tarifat e transitit.

Gazpromi, në anën tjetër, do të humbë gati 5 miliardë dollarë, në mungesë të shitjes së gazit.Zelensky ka thënë se shumica e shteteve evropiane u janë përshtatur ndryshimeve, por ka përmendur që Ukraina dhe aleatët duhet ta mbështesin Moldavinë në periudhën e transformimit energjetik.

Moldavia është ende pjesërisht e varur prej gazit rus.

Zelensky ka thënë se Ukraina shpreson në rritjen e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë, dhe që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, veçse e ka përmendur këtë mundësi.

“Sa më shumë gaz i qasshëm në tregje për partnerët e vërtetë të Evropës, aq më shpejt do të eliminohet varësia ndaj Rusisë”, ka thënë ai.Ky vendim i Gazpromit, i bërë publik më 1 janar përmes një postimi në Telegram, nuk pritet të shkaktojë probleme të mëdha te konsumatorët evropianë, për shkak të përpjekjeve të tyre afatgjata që t’i shmangen varësisë nga gazi rus.

Sllovakia, Hungaria, Austria, dhe disa vende të Ballkanit kanë vazhduar të blejnë gazin rus përmes Ukrainës – ndonëse të sasi të zvogëluara – edhe pas nisjes së luftës.

Shumë vende evropiane u janë kthyer burimeve alternative, duke përfshirë blerjen e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Norvegjia.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Nga Kategoria

Bota

Traktorët pushtojnë Londrën! Fermerët britanikë zbarkojnë në zemër të qytetit

16 Dhjetor, 2025
Bota

Deputetët e BE-së dhe shtetet e BE-së përballen me përplasje mbi mbrojtjen e fermerëve në marrëveshjen Mercosur

16 Dhjetor, 2025
Bota

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

16 Dhjetor, 2025

Traktorët pushtojnë Londrën! Fermerët britanikë zbarkojnë në zemër të qytetit

16 Dhjetor, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 u ble për një çmim rekord.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 u ble për një çmim rekord.

16 Dhjetor, 2025
Video/ Chelsea triumfon në Cardiff, "Blutë" e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea triumfon në Cardiff, “Blutë” e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

16 Dhjetor, 2025

“Balluku ka përdorur pajisje përgjimi”, gazetari: Ka shantazhuar edhe Ramën

16 Dhjetor, 2025
James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri.

James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri

16 Dhjetor, 2025

Ballukut do t’i shtohen akuzat? Po hetohet për 7 lote të Unazës së Madhe të Tiranës

16 Dhjetor, 2025
"Pas 14 orësh pa zëvendësim të flamurit të grisur, do të shkarkoheshit", Mitro Çela tregon për Azemin pas kthimit nga Greqia: Kur polici me mustaqe na ndaloi…

“Pas 14 orësh pa zëvendësim të flamurit të grisur, do të shkarkoheshit”, Mitro Çela tregon për Azemin pas kthimit nga Greqia: Kur polici me mustaqe na ndaloi…

16 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.