Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi ashpër ditën e djeshme Rusinë që nuk ka arritur të zbatojë memorandumit të premtuar më shumë se një javë më parë, duke akuzuar Moskën për minimumin e përpjekjeve për paqe dhe mashtrimimin e ndërmjetësve ndërkmbëtarë.
“Fjalët me Moskën nuk funksionojnë”, tha Zelensky pas një takimi të nivelit të lartë me zyrtarë të mbrojtjes dhe diplomatikë ukrainas.
“Edhe të ashtuquajturin memorandum që ata premtuan dhe gjoja e përgatitën për më shumë se një javë, askush nuk e ka parë ende. Ata nuk ia dorëzuan Ukrainës. Ata nuk ua dorëzuan partnerëve tanë.”
Zelensky theksoi se pavarisisht koordinimin e vazhdueshëm me SHBA-në, vendet evropiane dhe Turqinë, vonesat e Rusisë tregojnë se Moska po tenton të sabotojë procesin e bisedimeve për paqe.
Ai paralajmëroi se veprimet e Moskës janë një shembull tjetër mashtrimi për të fituar kohë dhe për të shmangur përgjegjësinë. “Ata po bëjnë gjithçka që munden për t’i bërë takimet të kota.”
Rusia propozon që raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës të mbahet më 2 qershor në Stamboll.
Megjithatë, raundi i parë u zhvillua në 16 maj, përfshinte një shkëmbim të madh të të burgosurëve dhe një marrëveshje për shkëmbimin e propozieve më shkrim.
Rusia ka pretenduar se është gati të paraqesë memorandumin e saj, por zyrtarët ukrainas thonë se ende nuk është marrë asgjë.