Në hapjen e Prime-it të sotëm, moderatori Ledjon Liço shtoi kureshtjen e publikut duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbulohet data e shumëpritur e finales së madhe.
Pas kësaj, lidhja direkte me shtëpinë emocionoi jo vetëm banorët, por edhe teleshikuesit, ndërsa në ekran u shfaq një video përmbledhëse me disa nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme të këtij sezoni.
Në një moment kulmor, që shkaktoi një pritje të madhe, u zbulua më në fund data e finales së madhe, një çast që nisi numërimin mbrapsht për natën më të rëndësishme të spektaklit.
Data e finales është 19 prill.