• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 14 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

14 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një periudhe tensionesh politike dhe përplasjesh në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi për një rezolutë të përbashkët mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dokumenti, që pritet të miratohet në seancën plenare, e cilëson integrimin evropian “objektiv strategjik kombëtar” dhe vendos theksin te forcimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e reformave, kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit dhe monitorimin e negociatave me BE-në.

Rezoluta parashikon angazhime konkrete nga të dyja palët politike për forcimin e dialogut, garantimin e pjesëmarrjes së plotë të opozitës në jetën parlamentare dhe respektimin e standardeve demokratike, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Lexo edhe:

Çfarë është “kurthi i Tukididit” që Xi Jinping e përmendi para Trump?

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Në dokument kërkohet gjithashtu përshpejtimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, mbështetje për institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe garantimi i lirisë së medias dhe pluralizmit mediatik.

Rezoluta vjen në një fazë të rëndësishme për procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria pret vlerësimin për raportin IBAR dhe avancimin e mëtejshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Pjesë nga rezoluta 

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet:

Të forcojë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë rolin e tij në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis të BE-së dhe zbatimin e tij konkret në praktikë.

Të forcojë kontrollin parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien.

Mazhorancaangazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik.

Të thellojë angazhimin e përbashkët me qytetarët, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë, me qëllim njohjen dhe gjithëpërfshirjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të intensifikojë ritmin e reformës zgjedhore nëzbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, përgarantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Të japë mbështetje të plotë për institucionet kushtetuese dhe/ose të krijuara me ligj, duke përfshirë dhe garantimin e zbatimit të vendimeve të tyre ligjore.

Të kërkojë përforcimin e përpjekjeve dhe të konsolidojë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.

Të kërkojë respektimin e lirisë së shprehjes, garantimin e pluralizimitmediatik, përmirësimin e mekanizmave tëmbrojtjes së gazetarëve dhe gazetarisë së lirë, duke garantuar një mjedis mediatik të lirë, konkurrues dhe profesional.

Të monitorojë luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe të interesave strategjike kombëtare.

Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet evropiane.

Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to.

Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Këshillit të Ministrave:

Të raportojë në përputhje me kuadrin ligjor, përfshirë plotësimin e piketave përmbyllëse për të gjithë grupkapitujtnegociues dhe konkluzionet e konferencave ndërqeveritare.

Të garantojë zbatim të plotë dhe të qëndrueshëm të legjislacionit në përputhje me acquis të BE-së, duke përshpejtuar reformat në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqësor dhe fushat e tjera të GrupkapitullitI “Themelorët”.

Të sigurojë sinergjinë mes instrumenteve të ndryshme financiare të Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të tij dhe partnerëve ndërkombëtarë për zhvillim, duke raportuar në mënyrë të posaçme në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mbështetjen e partnerëve për zhvillim për procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian;

Të garantojë parashikime të dedikuara buxhetore në çdo program buxhetor për zbatimin e reformave kyçe në kuadër të procesit të anëtarësimit, me fokus të veçantë në mbështetjen për institucionet ligjzbatuese.

Të përputhë kuadrin ligjor për prokurimet publike me qëllim forcimin e transparencës dhe konkurrencës në prokurimet publike dhe përdorimin e fondeve të BE-së.

Të përshpejtojë reformën në administratën publike në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian me qëllim rritjen e efikasitetittë saj dhe të zbatojë me përpikëri kriterin e meritës në rekrutime.

Të mbrojë mjedisin dhe zonat e mbrojtura, në përputhje me standardet e BE-së.

Të sigurojëkonsultim gjithëpërfshirës me opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit për të garantuar një vendimmarrje me bazë sa më të gjerë.

I kërkon të forcojë më tej kapacitetet e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I kërkon që të intensifikojë një fushatë ndërgjegjësuese mbi Bashkimin Evropian dhe standardet evropiane si nxitëse të transformimit evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I kërkon të mbështesëmë tej pushtetin vendor në forcimin e kapaciteteve të tij, për ta përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Shqipërisë

Rithekson se përparimi në procesin e anëtarësimit duhet të matet mbi bazën e meritës, standardeve demokratike dhe arritjeve të verifikueshme, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Nga Kategoria

Bota

Çfarë është “kurthi i Tukididit” që Xi Jinping e përmendi para Trump?

14 Maj, 2026
Kosova

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

14 Maj, 2026
Bota

E qëlloi 77 herë me gërshërë dhe më pas e mbyti, dënohet me burgim të përjetshëm indiani 20-vjeçar që i mori jetën studentes italiane

14 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

14 Maj, 2026

Çfarë është “kurthi i Tukididit” që Xi Jinping e përmendi para Trump?

14 Maj, 2026

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

14 Maj, 2026

E qëlloi 77 herë me gërshërë dhe më pas e mbyti, dënohet me burgim të përjetshëm indiani 20-vjeçar që i mori jetën studentes italiane

14 Maj, 2026

Pasdite pritet shi, si pritet të jetë moti gjatë ditës

14 Maj, 2026

Takimi historik Trump–Xi në Pekin! Paralajmërimi për Tajvanin, ceremonia madhështore dhe mesazhet për botën

14 Maj, 2026

“Në dashuri shmangni xhelozinë dhe dyshimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

14 Maj, 2026

Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, pritet seancë maratonë në Kuvend

14 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.