• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

1 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Vuçiç, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008.

Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë – Serbia është përballur me një sërë krizash, me vërshime, krizën e migrantëve, koronavirusin, luftën në Ukrainë, “provokime të ndryshme që në janë bërë në Kosovë, sulme për Srebrenicën” e shumë të tjera.

Lexo edhe:

Tërmeti tragjik i nëntorit i mori 7 anëtarët e familjes, zemra e Albert Carës nuk e duron më dhimbjen, pushon së rrahuri

Nuk na nevojitet ndihma juaj, pasi e kemi fituar luftën/ Trump i drejtohet ashpër Starmer: Transportuesit e avionëve nuk janë më të nevojshëm

Më 1 gusht, Dodik është dënuar me vendim të formës së prerë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Trupi gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Millorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.

“I gjithë shteti ynë – udhëheqja shtetërore dhe unë personalisht – sot jemi nën presion të madh. Gjithë pasdite, nga të huajt, të cilët duan reagimin e Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se për çështjen e dënimit të Dodikut e ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë tha se aktgjykimi u është dërguar palëve më 1 gusht dhe kundër tij nuk lejohet ankesë.

Dodik, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Banjallukë, tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi se Kuvendi i RS-së do të miratojë vendime të reja dhe se duhet të hartohet një “plan i qartë për të dalë nga kjo situatë”, pa dhënë hollësi se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

Gjatë kësaj konference, Dodik tha se pret mbështetjen e Serbisë dhe se do t’u drejtohet edhe Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, avokati i Dodikut paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Bosnje për të hedhur poshtë këtë aktgjykim.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Me këto ligje, organet legjislative të Republikës Sërpska kishin tentuar të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti./rel

Nga Kategoria

Aktualitet

Tërmeti tragjik i nëntorit i mori 7 anëtarët e familjes, zemra e Albert Carës nuk e duron më dhimbjen, pushon së rrahuri

8 Mars, 2026
"Na nevojitet ndihma vetëm pasi ta fitojmë luftën" / Trump i drejtohet ashpër Starmer: Transportuesit e avionëve nuk janë më të nevojshëm.
Lajme

Nuk na nevojitet ndihma juaj, pasi e kemi fituar luftën/ Trump i drejtohet ashpër Starmer: Transportuesit e avionëve nuk janë më të nevojshëm

8 Mars, 2026
Aktualitet

Çfarë po ndodh?! Tre tërmete të njëpasnjëshme në kufirin Shqipëri-Greqi. Deri më tani…

8 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tërmeti tragjik i nëntorit i mori 7 anëtarët e familjes, zemra e Albert Carës nuk e duron më dhimbjen, pushon së rrahuri

8 Mars, 2026
"Na nevojitet ndihma vetëm pasi ta fitojmë luftën" / Trump i drejtohet ashpër Starmer: Transportuesit e avionëve nuk janë më të nevojshëm.

Nuk na nevojitet ndihma juaj, pasi e kemi fituar luftën/ Trump i drejtohet ashpër Starmer: Transportuesit e avionëve nuk janë më të nevojshëm

8 Mars, 2026

Çfarë po ndodh?! Tre tërmete të njëpasnjëshme në kufirin Shqipëri-Greqi. Deri më tani…

8 Mars, 2026
“Juela në një debat të fortë me Selin për ‘Ka ndenja për Mirin’: Banorja e akuzon atë për mosmirënjohje”

Juela në një debat të fortë me Selin: Ka ndenja për Mirin/ Banorja e akuzon atë për mosmirënjohje

8 Mars, 2026

Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Tiranë

8 Mars, 2026

Marmoush me dopietë, Manchester City përmbys Newcastle dhe kalon në çerekfinalet e FA Cup

7 Mars, 2026

Barcelona merr 3 pikët në San Mames me super gol të Lamine Yamal

7 Mars, 2026

Juve me “poker” ndaj Pisas, skuadra e Spallettit mbetet në ndjekje të zonës Champions

7 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.