• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në Korçë, Prokuroria dërgon në gjyq 15-vjeçarin, të pandehur edhe babai dhe xhaxhai i autorit

19 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja me thikë e një 15-vjeçari me inicialet E.Xh në fshatin Pirg të Korçës do të shkojë në gjyq, ndërsa i mituri i dyshuar si autor dhe familjarët e tij do të përballen me drejtësinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi u bë i ditur nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Korçës sipas së cilës, i mituri me inicialet E.G akuzohet për veprën penale “‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e parashikuar nga neni 79/a/ë i Kodit Penal

Ngjarja ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, pranë lokalit “Amar”, ku dy bashkëmoshatarë u përfshinë në një konflikt që përfundoi tragjikisht.

Lexo edhe:

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

Prokuroria ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në bazë të kqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Pamjet, sipas prokurorisë, tregojnë momentin e konfliktit fizik mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Në video shfaqet qartë se shtetasi E. G. mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe, pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.

Në të njëjtën çështje, Prokuroria ka marrë të pandehur edhe babain e të miturit, xhaxhain e tij dhe një person tjetër, për veprime që dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes.

Sipas hetimeve, pas krimit janë ndërmarrë veprime për të fshehur provat dhe për të krijuar një situatë të rreme. Konkretisht, dyshohet se thika e përdorur në vrasje është marrë nga vendngjarja dhe është larë, me qëllim që të mos gjendej nga autoritetet.

Prokuroria thotë se këto veprime janë bërë në bashkëpunim, duke tentuar të devijojnë hetimin dhe të pengojnë zbulimin e plotë të së vërtetës.

Të pandehurit do të gjykohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje, pengim të drejtësisë, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë :

” Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në fshatin Pirg, Prokuroria e Korçë dërgon në gjyq për ‘Vrasje’ të miturin dhe babain e xhaxhain e tij për pengim të së vërtetës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur E.G., për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e parashikuar nga neni 79/a/ë i Kodit Penal si dhe shtetasit E.G., R.G. dhe F.Ç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës” parashikuar nga nini 301 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1155/2025, rezultoi se, më datë 14.08.2025, rreth orës 17:30, strukturat e Policisë u njoftuan se në Spitalin Rajonal të Korçës ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore i mituri E.Xh., 15 vjeç, banues në fshatin Zvirinë. Për shkak të plagëve të marra me mjet prerës (thikë) në zonën e kraharorit, i mituri ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore. Nga veprimet e para hetimore u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit “Amar”, në fshatin Pirg, ku viktima ishte konfliktuar fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin E. G., banues në të njëjtin fshat. Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, u konstatua se viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt fizik. Në video shfaqet qartë se shtetasi E. G. mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe, pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.

Po kështu, nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, shtetasi E.G., babai i të miturit të akuzuar, rezultoi se pasi ka marrë dijeni për përfshirjen e djalit të tij në konfliktin e ndodhur në fshatin Pirg, nuk ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues me organet e drejtësisë, por përkundrazi ka ndërmarrë veprime konkrete që kanë penguar zbulimin e plotë dhe të menjëhershëm të së vërtetës. Nga analiza e deklarimeve të dëshmitarëve dhe provave filmike rezulton se shtetasi E.G, në bashkëpunim me shtetasin R.G. (vëllai i tij dhe xhaxhai i viktimës) dhe shtetasi F. Ç., si dhe me vetë autorin, ka ndërmarrë veprime aktive të cilat synonin të krijonin një situatë të re faktike, me qëllim devijimin e vëmendjes nga ngjarja kriminale e ndodhur më parë.

Në të njëjtën kohë, rezultoi e provuar se E.G., ka pasur dijeni edhe për fshehjen dhe manipulimin e provës materiale kryesore të krimit, konkretisht thikës së përdorur nga autori. Nga provat rezulton se kjo thikë nuk është sekuestruar në vendngjarje, por është marrë dhe më pas është larë nga vëllai i tij, shtetasi R.G., Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 327, pika 6, gërma “b”, si dhe 331 të Kodit të Procedurës

Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkon dërgimin në gjyq të shtetasve:

E.G. për vepran penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt ’parashikuar nga nenet 79/a/ë dhe 291 të Kodit Penal;

E.G. për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar nga neni 301 i Kodit penal;

R.G. për veprat penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300, 301 dhe 302 të Kodit Penal; dhe

F.Ç. për veprat penale ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300 dhe 302, pg.2 të Kodit Penal.” 

Tags: korcevrasje

Nga Kategoria

Lajme

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

23 Shtator, 2026
Bota

Nafta bie për të gjashtën ditë radhazi, Brent zbret nën 100 dollarë për fuçi

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Saka rrëfen dhimbjen e Botërorit: “E kemi ende plagën e eliminimit ndaj Argjentinës”

23 Shtator, 2026

Gjykata e Lartë e Francës konfirmon gjyqin ndaj Hakimit për akuzën e përdhunimit

23 Shtator, 2026

Klopp vendos rregulla të reja te Gjermania: më pak telefona dhe asnjë berber gjatë grumbullimit

23 Shtator, 2026

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

23 Shtator, 2026

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

23 Shtator, 2026

Nafta bie për të gjashtën ditë radhazi, Brent zbret nën 100 dollarë për fuçi

23 Shtator, 2026

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

23 Shtator, 2026

Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.