• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg Sokol Hoxhës

12 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit vendos t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më herët, në seancën e javës së shkuar, gjyqtarja Aurora Tusha vendosi ta shtynte gjyqin deri në datën 12 tetor (sot), për të kërkuar mendim nga Gjykata e Lartë në lidhje me kërkesën e 51-vjeçarit Sokol Hoxha për “konstatimin e parashkrimit të dënimit penal”, pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vitesh.

Vendimi i dhënë sot nga gjyqtarja Tusha erdhi në harmoni me kërkesën e prokurores së çështjes, Malbora Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjyqtares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.

Lexo edhe:

Gjendet e mbytur 82-vjeçarja në rezervuarin e Devollit

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan! I ikin patrullës së policisë

Kërkesa e vrasësit të dy vëllezërve Banaj për parashkrimin e dënimit, një muaj pasi u ekstradua nga SHBA-ja, u duk e çuditshme, por edhe më befasuese për opinionin publik ishte vendimi i gjykatës për parashkrimin e dënimit për vrasje të dyfishtë.

Gjithsesi Hoxha nuk del nga burgu sot, madje mund të mos dalë më përgjatë jetës së tij. Kjo sepse një tjetër gjykatë, këtë herë jo shqiptare, e ka dënuar Hoxhën me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, shkruan Top Channel .

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal disa javë më parë.

Dënimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Ai u dënua për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.

Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

Disa muaj më parë, u arrestua në Shtetet e Bashkuara, në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane. Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burgim.

Tags: Sokol hoxha

Nga Kategoria

Aktualitet

Gjendet e mbytur 82-vjeçarja në rezervuarin e Devollit

12 Tetor, 2026
Kryesore

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan! I ikin patrullës së policisë

12 Tetor, 2026
Ekonomi

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg Sokol Hoxhës

12 Tetor, 2026

Gjendet e mbytur 82-vjeçarja në rezervuarin e Devollit

12 Tetor, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan! I ikin patrullës së policisë

12 Tetor, 2026

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

12 Tetor, 2026

Bebe Rexha e djeg në dasmën e të vëllait, shpërthejnë tupanat, vallet dhe këngët shqiptare (VIDEO)

12 Tetor, 2026

Elvana Gjata shtatzënë për herë të parë, zbulohet emri i babait të fëmijës

12 Tetor, 2026

U ekstradua nga SHBA për 3 vrasjet e kryera në 1997, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit prej 25 vitesh burg

12 Tetor, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

12 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.