Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me një armë kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.









