• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja misterioze e Edoardo Sarchit në Tepelenë, kushëriri për La Repubblica: Dyshoj për një sherr me djemtë e ortakut! U varros dje në Shqipëri

29 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kushëriri i Edoardo Sarchit, 44-vjeçarit italian, i vrarë në rrethana misterioze në Tepelenë, ka dhënë një intervistë për La Repubblica, i cili ka hedhur dyshime për një konflikt me djemtë e Eqerem Braçit, Gazmendi dhe Danieli, të cilët ishin të tre bashkë me biznesmenin kur ndodhi ngjarja në vendin e quajtur Dilan në Salari të Tepelenës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Diçka ka ndodhur me dy fëmijët e ortakut të tij. Mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimi do të sqarojë gjithçka. Nuk mund ta kuptojmë pse u vra Edoardo; po presim motivet pas kësaj vrasjeje të tmerrshme. Si mundën t’ia bënin këtë kushëririt tim?”, tha Riccardo Barbieri, duke e përshkruar kushëririn si një njeri të mirë.

Barbieri bën me dije se 44-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe se jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Theksoi gjithashtu se as ai dhe as motra e 44-vjeçarit nuk mund të merrnin pjesë në varrimin e tij që është bërë dje në Shqipëri. Barbieri theksoi mes të tjerash se shpreson që autoritetet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe:

Banorët e Levanit në protestë për tokat, thirrje SPAK: Ndërhyni ose vetëgjyqësi

Dy të arrestuar për ndihmën ndaj 12 emigrantëve të paligjshëm në kalimin e kufirit, dy të tjerë në kërkim

Në Polici u shoqëruan Eqerem Braçi dhe dy djemtë Gazmendi e Danieli si dhe bariu bariu Armir Hitoveizi, por u liruan disa orë më pas edhe pse dhanë dëshmi kontradiktore. Ata kanë pretenduar se janë sulmuar me armë nga një person misterioz në Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë. I paqartë mbetet edhe momenti kur bariu Hitoveizi, që është banor i zonës, ka dalë në skenë dhe si u bë dëshmitar i ngjarjes. Sipas tyre, biznesmeni italian dhe Braçët kanë qenë së bashku me dy fuoristradat, Land Roverin dhe Volksëagenin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tyre, italiani ka qenë në fuoristradën e parë së bashku me një prej Braçëve.

Intervista e plotë për La Repubblica

Tronditje dhe mosbesim, së bashku me pikëllim “të papritur”. Familja e Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrësit të pasurive të paluajtshme të vrarë në Shqipëri, pret të vërtetën nga hetimi. Flet Riccardo Barbieri, pronar i një hoteli me mëngjes në zonën e Vareses dhe kushëri i pronarit të “Tegola Edilcentro”. Viktima, me origjinë nga zona e Vareses, u largua për në Shqipëri njëzet vjet më parë.

Çfarë lajmesh po vijnë nga Shqipëria?

“Lajmet që po marrim vijnë nga gazetat lokale. Lajmet në televizion, në këtë kohë, nuk po japin asnjë siguri për atë që ka ndodhur. Funerali u bë dje. Është një humbje e tmerrshme. Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte një person i mirë, i sinqertë dhe i butë.”

Çfarë mendoni ju dhe familja juaj për atë që ndodhi?

“Diçka ka ndodhur me dy fëmijët e ortakut të tij; mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimi do të sqarojë gjithçka. Nuk mund ta kuptojmë pse u vra Edoardo; po presim motivet pas kësaj vrasjeje të tmerrshme. Si mundën t’ia bënin këtë kushëririt tim?”

A e keni parë njëri-tjetrin kohët e fundit?

“Herën e fundit, për fat të keq, ishte tre vjet më parë, në një rast të trishtë. Babai i tij, xhaxhai im, kishte vdekur dhe të katër vëllezërit u ribashkuan. I ftova këtu, në Grantola, ku jetoj unë. Dhe edhe pse ishte funerali i xhaxhait tim, ishte një ditë ku u ribashkuam si kur ishim fëmijë.”

Do të nisesh për në Shqipëri?

“Gruaja e tij është atje, sigurisht. Doja të shkoja në funeral, por nuk munda. Motra e tij gjithashtu nuk mundi të shkonte në kohë në Shqipëri. Kushërinjtë e tij, me të cilët ai filloi të punonte 20 vjet më parë, janë gjithashtu atje. Xhaxhai i tij Augusto Nidoli themeloi kompaninë Edilcentro tridhjetë vjet më parë, e cila tani drejtohet nga djali i tij Antonio. Tani shpresojmë që autoritetet shqiptare do ta sqarojnë plotësisht situatën.”

Nga Kategoria

Aktualitet

Banorët e Levanit në protestë për tokat, thirrje SPAK: Ndërhyni ose vetëgjyqësi

21 Dhjetor, 2025
Dy të arrestuar për ndihmën ndaj 12 emigrantëve të paligjshëm në kalimin e kufirit, dy të tjerë në kërkim
Lajme

Dy të arrestuar për ndihmën ndaj 12 emigrantëve të paligjshëm në kalimin e kufirit, dy të tjerë në kërkim

21 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Skena si në filma/ I riu shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! 20-vjeçari tentoi arratisjen

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Luiz Ejlli ironizoi Festivalin: A është kjo një paralajmërim për rikthimin e tij?

Luiz Ejlli ironizoi Festivalin: A është kjo një paralajmërim për rikthimin e tij?

21 Dhjetor, 2025
Banorët e Prugovcit dhe Barilevës protestojnë për rrethrrotullimin e premtuar

Banorët e Prugovcit dhe Barilevës protestojnë për rrethrrotullimin e premtuar

21 Dhjetor, 2025

Banorët e Levanit në protestë për tokat, thirrje SPAK: Ndërhyni ose vetëgjyqësi

21 Dhjetor, 2025
Dy të arrestuar për ndihmën ndaj 12 emigrantëve të paligjshëm në kalimin e kufirit, dy të tjerë në kërkim

Dy të arrestuar për ndihmën ndaj 12 emigrantëve të paligjshëm në kalimin e kufirit, dy të tjerë në kërkim

21 Dhjetor, 2025

AFCON 2025 nis: Maroku gati për të pritur kontinentin

21 Dhjetor, 2025

Skena si në filma/ I riu shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! 20-vjeçari tentoi arratisjen

21 Dhjetor, 2025

Nga Mynihu në Madrid? Atlético synon “goditjen” e madhe me Leon Goretzka-n

21 Dhjetor, 2025

Skandali i AKSHI-t! Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, 400 mln lekë dëm shtetit

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.