• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vrasja e Ramazan Matajt, Apeli i Shkodrës lë në burg Arjon e Klisman Hasajn

3 Shkurt, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Arjon dhe Klisman Hasa, i dyshuar për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje dhe pengimin e zbardhjes së së vërtetës.

Ngjarja ndodhi më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç, Shkodër, ku Ramazan Mataj u gjet i vrarë brenda një automjeti tip Benz. Për këtë ngjarje, autoritetet ndaluan dy vëllezër, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Klisman Hasaj apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, duke kërkuar një masë sigurie më të lehtë, por Apeli, me trup gjykues të kryesuar nga Fatri Islamaj, rrëzoi kërkesën dhe la në fuqi vendimin për arrest në burg.

Lexo edhe:

Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

GJKKO cakton masën “detyrim paraqitje” ndaj Jonaid Myzyrit, pezullohet nga detyra

Arjon Hasaj më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi ky i fundit ka pasur lidhje dashurie me motrën e tyre ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dy herë, por ka shpërndarë video intime të motrës në rrethin e tij shoqëror.

Pavarësisht se i është kërkuar që të rrinte larg motrës së tyre dhe të mos fliste dhe të shpërndante video e gjëra të tilla, çka sipas tyre viktima ka vijuar për të bërë, dhe ky siç duket ka qenë shkaku që ka çuar deri në planifikimin e ekzekutimit të Ramazan Mataj nga 29-vjeçari Arjon Hasaj baba i 4 fëmijëve. Sipas hetimeve, Klismani ndihmoi vëllanë e tij Arjonin të fshehë armën e krimit, me të cilin ekzekutoi Ramazan Matajn.

Hetimet mbi ngjarjen vijojnë, ndërsa të dyshuarit ndodhen në paraburgim.

“Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 05.01.2025, rreth orës 07:15 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është marrë njoftim se, në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, është një person i vrarë dhe gjendet në një tip Benz. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale A. H dhe K. A.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

– personit nën hetim me iniciale A. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale K. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 80, 278 dhe 301 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 32 (47), datë 10.01.2025, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim A. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal
-Caktimin ndaj personit nën hetim K. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale K. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 32 (47), datë 10.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në vendimin e Apelit.

Tags: arjon hasajklisman hasajramazan matajshkoder

Nga Kategoria

Aktualitet

Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

30 Qershor, 2025
Aktualitet

GJKKO cakton masën “detyrim paraqitje” ndaj Jonaid Myzyrit, pezullohet nga detyra

30 Qershor, 2025
Aktualitet

Sezoni turistik 2025/ Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

30 Qershor, 2025

Irani: Pasurimi ynë bërthamor nuk do të ndalet kurrë

30 Qershor, 2025

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

30 Qershor, 2025

GJKKO cakton masën “detyrim paraqitje” ndaj Jonaid Myzyrit, pezullohet nga detyra

30 Qershor, 2025

Sezoni turistik 2025/ Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

30 Qershor, 2025

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

30 Qershor, 2025

Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë

30 Qershor, 2025

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, një numër rekord alarmesh lëshohen në disa qytete

30 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.