• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 3 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, KLGJ: Ky akt cënon themelet e shtetit

6 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit pasditen e sotme. KLGJ shkruan se ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit te së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat. Më tej shkruhet se KLGJ dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

REAGIMI:

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Lexo edhe:

Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari

E sollën në Tiranë por se pranuan në takim, kryebashkiaku i Pukës: Më kërkuan falje

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari

3 Prill, 2026
Aktualitet

E sollën në Tiranë por se pranuan në takim, kryebashkiaku i Pukës: Më kërkuan falje

3 Prill, 2026
Aktualitet

Taksa mbi taksa, pse nafta kushton kaq shumë në Shqipëri?

3 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Avioni amerikan rrëzohet mbi Iran, dy pilotë të zhdukur

3 Prill, 2026

Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari

3 Prill, 2026

E sollën në Tiranë por se pranuan në takim, kryebashkiaku i Pukës: Më kërkuan falje

3 Prill, 2026

Taksa mbi taksa, pse nafta kushton kaq shumë në Shqipëri?

3 Prill, 2026

Kurti: Do të zhvillojmë takime javën e ardhshme lidhur me çështjen e presidentit

3 Prill, 2026

Qeveria ul me 20% akcizën e karburanteve

3 Prill, 2026

Rama në takim me kryebashkiakët: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, kemi një detyrë për kadastrën

3 Prill, 2026

Chelsea ndëshkon Enzo Fernandez pas deklaratave për të ardhmen, Rosenior: “E kaloi cakun”

3 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.