Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit.
Gjon Shkambi u arrestua për ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa punonjësi i sigurisë për ‘shpërdorim detyre’. Ky i fundit kishte gjashtë muaj që kishte nisur punë tek detektori.
Astrit Kalaja ka qenë gjyqtari i vetëm në proces dhe këtë e provon procesverbali. Dy gjyqtarët e tjerë kanë qenë duke dalë sa kanë mbaruar gjyqin. Kamerat e sigurese tregojnë se sa u shpall vendimi, dy gjyqtarët e tjerë u larguan nga salla e gjyqit.









