• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar

12 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se personi i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Besoj me shumë siguri se e kemi në paraburgim,” u shpreh Trump gjatë një interviste për Fox News. Ai shtoi se një person shumë i afërt me të e dorëzoi të dyshuarin dhe se lajmi do të zyrtarizohet më vonë gjatë ditës së premte.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë shtetërorë dhe federalë kanë njoftuar një konferencë për shtyp, për të dhënë informacion rreth hetimeve dhe kapjes së autorit të dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit të Utah. Ka gjasa që ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e presidentit amerikan.

Lexo edhe:

Rajonet zvicerane ndalojnë pyroteknikën pas zjarrit në barin e skijimit në Crans-Montana

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

Gjatë intervistës, Trump e përshkroi Kirk si “njeriun më të mirë”, ndërsa dënoi ashpër autorin e krimit, i cili ende nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet.

“Shpresoj, besoj se do të shpallet fajtor dhe shpresoj që të dënohet me vdekje,” tha Trump. “Ajo që i ndodhi Charlie-t ishte e padrejtë… Ai ishte njeri që punonte shumë, i dashur nga të gjithë.”

Më tej, presidenti theksoi se guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka shprehur synimin për të kërkuar dënimin kapital për autorin e dyshuar.

“Në Utah e kanë dënimin me vdekje, dhe guvernatori atje është një njeri shumë i mirë,” deklaroi Trump. “E kam njohur guvernatorin dhe është i vendosur për ta kërkuar dënimin me vdekje në këtë rast.”

Kur u pyet nëse vrasja e Kirk ishte një rast i izoluar, Trump u përgjigj se “duket se është”.

Presidenti shtoi gjithashtu se nuk e kishte parë videon e momentit të vrasjes së Kirk, pavarësisht se pamjet e ngjarjes në universitetin Utah Valley janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

“Nuk doja ta shihja, e kam dëgjuar,” tha Trump. “Nuk do të isha kurrë një mjek i mirë, ta them kështu. Mjaftova me atë që dëgjova, nuk doja ta shihja, nuk dua ta kujtoj Charlie-n në atë mënyrë.”

Autoritetet amerikane ndërmorën një operacion të gjerë për kapjen e personit që vrau Charlie Kirk pasditen e së mërkurës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në hetim.

Pas publikimit të katër fotografive të reja ku shihej i dyshuari, autoritetet shpërndanë edhe një video nga kamerat e sigurisë që tregonte momentet e arratisjes, disa sekonda pas të shtënave me armë.

Në video, sipas kreut të shërbimit të sigurisë publike të Utah, Bo Mason, shfaqet një burrë që vrapon mbi çatinë e ndërtesës nga ku kishte hapur zjarr, kërcen nga një lartësi e konsiderueshme, kalon një rrugë dhe përfundon në një zonë të pyllëzuar ku më vonë u gjet edhe arma e përdorur në krim.

Në një tjetër video të publikuar nga faqja TMZ, i dyshuari shfaqet fillimisht duke ecur në lagjen Orem të Utah, duke iu afruar universitetit ku Kirk pritej të mbante një fjalim. Më pas, ai ndjek të njëjtën rrugë për t’u larguar nga vendngjarja.

Fotografitë e reja, të marra nga kamerat e sigurisë, tregojnë më qartë veshjen dhe çantën e shpinës së të dyshuarit, ndonëse një kapelë sportive dhe syze të zeza i fshihnin tiparet e fytyrës.

Hetuesit arritën të gjejnë një gjurmë gishti të dorës së majtë dhe një shenjë këpucësh që i dyshuari kishte lënë teksa largohej nga çatia e ndërtesës.

Nga Kategoria

Bota

Rajonet zvicerane ndalojnë pyroteknikën pas zjarrit në barin e skijimit në Crans-Montana

14 Janar, 2026
Bota

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

14 Janar, 2026
Bota

Influenseri i tortës Pandoro shpallet i pafajshëm për mashtrim të rëndë në Itali

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rajonet zvicerane ndalojnë pyroteknikën pas zjarrit në barin e skijimit në Crans-Montana

14 Janar, 2026
Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

14 Janar, 2026

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

14 Janar, 2026

Influenseri i tortës Pandoro shpallet i pafajshëm për mashtrim të rëndë në Itali

14 Janar, 2026
Bellingham flet për marrëdhënien e tij me Alonson: Mos i jepni besim kllounëve…

Bellingham flet për marrëdhënien e tij me Alonson: Mos i jepni besim kllounëve…

14 Janar, 2026
Fullkrug shpërthen në surprizë, stërvitet dhe mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Como-s.

Fullkrug shpërthen në surprizë, stërvitet dhe mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Como-s.

14 Janar, 2026

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist, marrin pjesë edhe ministrat

14 Janar, 2026

Casa e Bardhë mbron Trump për gjestin me gishti të mesëm ndaj një kritikuesi.

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.