• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë/ Mediat italiane ngrenë dyshime: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi nga gruaja e tij

2 Tetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme, u vra të shtunën në Salari, në Tepelenë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Media italiane Corriere Della Sera, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ka shumë boshllëqe përsa i përket zbardhjes së këtij atenati mafioz; gruaja e tij shqiptare, e cila zotëron aksione në kompani, zgjodhi që ai të varrosej pa autopsi, si edhe misteri i armës së vrasjes dhe tre shokëve të tij mbetet i pazgjidhur.

Sipas asaj që mësohet nga Corriere, është e sigurtë që ka qenë një vrasje, por, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije… Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri, por e kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë, dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen shkruan prestigjozja italiane. 

Lexo edhe:

EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

Aksident në Maqellarë-Peshkopi, lëndohen babë e bijë, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

Artikulli i PLOTË Corriere della Sera: 

Shumë gjëra po thuhen për vdekjen e sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, në provincën e Varesës, i vrarë të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit pronar të një fabrike të konsoliduar në një vend me një zgjerim të jashtëzakonshëm urbanistik dhe imobiliar, Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe. 

Është e sigurt që ka qenë një vrasje, por, sipas asaj që mësohet nga Corriere, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije, me disa figura të mëdha në sfond, edhe pse të paqartë, që e drejtojnë çështjen. Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri.

E kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë. Dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen. Ishin tre persona që atë ditë, në mëngjes, shoqëronin Sarchin. 

Ata, shokët e tij të biznesit, dhanë secili një version të ndryshëm, njëri tha që ishte një sulm nga një i panjohur pra ai personi që papritur doli duke mbajtur një armë në rrugën ku po udhëtonte grupi, në dy jeep, duke ndalur makinat dhe duke pasur nje reagim agresiv, një tjetër tregoi për një grindje që u përshkallëzua mes Sarchit dhe atij personi, që nuk ishte në këmbë, por në makinë, dhe kishte pasur një përplasje, e cila kishte degjeneruar në sulm, personi në arrati, sipas njoftimeve të fundit, është një 48 vjeçar dhe jeton në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Tiranë, drejt jugut të Shqipërisë, një zonë e bukur, me male dhe fshatra të izoluar, me pamje të virgjër.

Një tjetër version, i nxjerrë apo i ndërtuar me qëllim, është se të tre së bashku me Sarchin ishin në një gjueti, dhe dikush, saktësisht kush, nuk dihet, kishte qëlluar gabim, dhe plumbi kishte goditur në kokë të ndjerin Sarchi, i cili vdiq menjëherë. Një aksident. Por nuk u gjetën gëzhoja. Sepse, siç u tha më parë, arma e vrasjes ishte një shkop. Rast i komplikuar ku zakonisht ekspertiza mjeko-ligjore jep elemente orientuese, jo gjithmonë vendimtare, por kjo nuk ndodhi.

Në orët pasuese, me dëshirën e gruas së Sarchit (e cila mban pjesë të mëdha në biznes), u mbajtën funeralet në mënyrë private dhe shumë shpejt. Pa një autopsi paraprake, pa procedurat e zakonshme dhe kërkesën e organeve hetimore për të analizuar trupin nga ekspertët. Hetimi, praktikisht, konsiderohet i mbyllur, ose të paktën hetuesit janë të orientuar të nxjerrin përfundimet e tyre. Personi në arrati kërkohet për vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe trafik droge, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.

Shqipëria e vërtetë është një komb i ri, guximtar, punëtor, që përparon çdo ditë, investon dhe zhvillon turizmin, që kultivon lidhje të veçanta me qeverinë Meloni. Por ndonjëherë ngjarje të tilla të errëta e rikthejnë prapa, shumë prapa në kohë, e mbyll artikullin e saj Corriere./Corriere Della Sera

Tags: Biznesmeni italiantepelene

Nga Kategoria

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

23 Janar, 2026
Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi, lëndohen babë e bijë, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

23 Janar, 2026
“Unë jam Jose Mourinho, ti do të jesh kapiteni im”/ Javier Zanetti rrëfen për Baggion dhe Ronaldon: Ja çfarë u thotë ai lojtarëve.
Kryesore

Javier Zanetti, simbol i përjetshëm i Interit: Nga fillimet e vështira te legjenda e klubit

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

23 Janar, 2026

Aksident në Maqellarë-Peshkopi, lëndohen babë e bijë, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

23 Janar, 2026

Ylli i USWNT, Trinity Rodman, nënshkruan një marrëveshje rekord prej 3 milion dollarësh me Washington Spirit në NWSL

23 Janar, 2026
“Unë jam Jose Mourinho, ti do të jesh kapiteni im”/ Javier Zanetti rrëfen për Baggion dhe Ronaldon: Ja çfarë u thotë ai lojtarëve.

Javier Zanetti, simbol i përjetshëm i Interit: Nga fillimet e vështira te legjenda e klubit

23 Janar, 2026

Gruaja arratiset nga rrëmbimi në një kishë në Nigeri

23 Janar, 2026
"Çfarë po ndodh me të tjerët këtu?" / Viktor Orban kritikon vendet e BE-së: Ata nuk e duan paqen mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Çfarë po ndodh me të tjerët këtu?” / Viktor Orban kritikon vendet e BE-së: Ata nuk e duan paqen mes Ukrainës dhe Rusisë

23 Janar, 2026

Ministri thotë se pretendimet e Trumpit për trupat e NATO-s në Afganistan janë zhgënjyese.

23 Janar, 2026

Unai Emery është irrituar me Youri Tielemans dhe shtyn mesfushorin e Aston Villa-s gjatë fitoreve në Ligën e Evropës ndaj Fenerbahçes.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.