• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Evropës”

3 Mars, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive evropiane të prodhimit të armëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.

“Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Evropës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë”, tha ajo.

Lexo edhe:

Sperma nga dhurues me gjenin shkaktar të kancerit u përdor për t’u konceptuar gati 200 fëmijë.

Juventus-Pafos: Zhegrova titullar, një ngjarje e papërsëritshme që nga dhjetori 2024

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.

Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.

Monedha evropiane Euro u forcua, duke shënuar një rritje në tregun e këmbimit të valutave kundrejt dollarit, ndërsa investitorët u dyndën në tregun evropian të aksioneve, ku një indeks i kompanive të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “.SXPARO” arriti nivele rekord.

Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi evropianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të dielën se palët në bisedime për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë po shqyrtojnë krijimin e një fondi të mbrojtjes.

Në mesditë, aksionet në kompaninë më të madhe të mbrojtjes në rajon “BAE Systems” u rritën me rreth 15%, ndërsa ato të kompanisë gjermane “Hensoldt”, e cila prodhon sisteme elektronike për avionët luftarakë “Eurofighter”, u rritën me 22%, duke arritur në një nivel rekord.

Aksionet e prodhuesit të tankeve “Leopard 2”, “Rheinmetall” u rritën me 12%, ato të kompanisë italiane të mbrojtjes “Leonardo” me 11% dhe aksionet e kompanisë më të madhe evropiane të teknologjisë së mbrojtjes “Thales” u rritën me rreth 13%.

Analistët e kompanisë “JPMorgan” thonë se ngjarjet e dy javëve të fundit kanë “forcuar” tezën e tyre për një cikël riarmatimi të Evropës.

Bashkimi Evropian beson se 500 miliardë euro investime janë të nevojshme gjatë dekadës së ardhshme. Por rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në nivel 3% të prodhimit të brendshëm do të kërkonte gati 200 miliardë euro në vit më shumë.

Tags: evroperiarmatimVon der leyen

Nga Kategoria

Bota

Sperma nga dhurues me gjenin shkaktar të kancerit u përdor për t’u konceptuar gati 200 fëmijë.

10 Dhjetor, 2025
Juventus-Pafos: Zhegrova titullar, një ngjarje e papërsëritshme që nga dhjetori 2024
Lajme

Juventus-Pafos: Zhegrova titullar, një ngjarje e papërsëritshme që nga dhjetori 2024

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Operacioni me 7 të arrestuar në Krujë, u sekuestruan armë dhe 415 mijë euro

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zhduket lideri i opozitës venezueliane, misteri thellohet pas fitimit të Nobelit për Paqen, ‘lëvizja’ që shkaktoi dyshime.

Zhduket lideri i opozitës venezueliane, misteri thellohet pas fitimit të Nobelit për Paqen, ‘lëvizja’ që shkaktoi dyshime.

10 Dhjetor, 2025
Rama: Europa duhet të përmbushë premtimin, Shqipëria pritet të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

Rama: Europa duhet të përmbushë premtimin, Shqipëria pritet të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

10 Dhjetor, 2025

Sperma nga dhurues me gjenin shkaktar të kancerit u përdor për t’u konceptuar gati 200 fëmijë.

10 Dhjetor, 2025
Juventus-Pafos: Zhegrova titullar, një ngjarje e papërsëritshme që nga dhjetori 2024

Juventus-Pafos: Zhegrova titullar, një ngjarje e papërsëritshme që nga dhjetori 2024

10 Dhjetor, 2025

Operacioni me 7 të arrestuar në Krujë, u sekuestruan armë dhe 415 mijë euro

10 Dhjetor, 2025
Detaje nga takimi 90 minutësh të tensionuar mes Melonit dhe Zelenskyt, kryeministrja thekson: Duhet të bëhen disa koncesione të vështira.

Detaje nga takimi 90 minutësh të tensionuar mes Melonit dhe Zelenskyt, kryeministrja thekson: Duhet të bëhen disa koncesione të vështira.

10 Dhjetor, 2025

Ukraina “gata për zgjedhje” nëse partnerët garantojnë sigurinë, thotë Zelensky

10 Dhjetor, 2025
Milan sheh ‘Captain America’; rinovimi me Pulisic në diskutim.

Milan sheh ‘Captain America’; rinovimi me Pulisic në diskutim

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.