Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe trazira në shoqëritë europiane.
“Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe trazira në shoqëritë tona”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në hapjen e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagen.
Ajo tha se dronë në Poloni dhe ndërhyrjet në hapësirën ajrore të Estonisë ishin një sulm nga Rusia. Von der Leyen tha se Rusia kërkon të vërë në provë Evropën, por edhe të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë e saj. Ndonëse u shpreh e bindur se kjo gjë nuk do të lejohej.
“Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha ajo.
Udhëheqësit e BE-së u takuan sot në një takim të Këshillit Evropian në Kopenhagen, ku diskutuan se si do të forcojnë mbrojtjen e përbashkët të Evropës dhe si të mbështesin Ukrainën











