• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Surprizë te Anglia, Tuchel lë jashtë Trent Alexander-Arnold

20 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një goditje e fortë për Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë nuk është përfshirë nga Thomas Tuchel në listën e Anglisë për ndeshjet miqësore ndaj Uruguait dhe Japonisë, pavarësisht se së fundmi ishte rikthyer nga dëmtimi dhe kishte nisur të fitonte sërish minuta me Real Madridin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas eliminimit të Manchester Cityt në Champions League, Álvaro Arbeloa kishte dalë publikisht në mbështetje të Trentit, duke thënë se ai e meritonte grumbullimin me kombëtaren angleze. Megjithatë, trajneri gjerman nuk e mori parasysh këtë sinjal dhe vendosi ta lërë sërish jashtë mbrojtësin.

Ky vendim bëhet edhe më i bujshëm për faktin se Trent nuk ka luajtur asnjë minutë me Anglinë që nga qershori i vitit 2025, në një ndeshje kualifikuese ndaj Andorrës. Tashmë, pas rikuperimit nga një dëmtim në kofshë që e mbajti jashtë për rreth dy muaj, pritej që ai të kishte një mundësi reale për t’u rikthyer në planet e Tuchel, por kjo nuk ndodhi.

Lexo edhe:

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

Vetë trajneri anglez e shpjegoi mungesën e tij si një zgjedhje taktike, duke vlerësuar Trentin si një emër të madh dhe një talent të jashtëzakonshëm, por duke theksuar se në këtë moment ka preferuar lojtarë të tjerë për atë repart.

Edhe dëmtimi i Reece James, një prej rivalëve të tij direkt për krahun e djathtë, nuk mjaftoi që t’i hapte derën lojtarit të Real Madridit. Kapiteni i Chelseat ka pësuar një problem muskulor në kofshë dhe nuk do të jetë i gatshëm gjatë kësaj periudhe me kombëtaren.

Në anën tjetër, surpriza e madhe e listës është Jude Bellingham, i cili është grumbulluar edhe pse ende nuk ka luajtur me Real Madridin që nga dëmtimi i pësuar kundër Rayo Vallecanos më 1 shkurt. Mesfushori anglez shihet si pjesë e rëndësishme e planeve të Tuchel vetëm pak muaj para Botërorit.

Lista e fundit e Anglisë ka sjellë edhe disa rikthime dhe emra të rinj. Në sy bien rikthimet e Harry Maguire dhe Kobbie Mainoo, ndërsa janë përfshirë edhe lojtarë si James Garner dhe Dominic Calvert-Lewin. Natyrisht, pjesë e skuadrës janë edhe emrat më të mëdhenj si Harry Kane, Bukayo Saka, Declan Rice, Cole Palmer dhe Phil Foden.

Mungesa e Trentit ka hapur menjëherë debat në Angli, sidomos në një moment kur vendi po afrohet gjithnjë e më shumë me Botërorin dhe çdo grumbullim shihet si vendimtar për vendin në listën përfundimtare.

Tags: AngliaThomas Tucheltrent alexander-arnold

Nga Kategoria

Sporti

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026
Sporti

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026
Sporti

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.