• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vlora “nën pushtetin” e ujit, banorët me lot në sy flasin pas përmbytjeve: U shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

5 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e banorëve, të cilët thonë natën e kanë kaluar jashtë ose duke u përpjekur të pastrojnë banesat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me dhimbje, qytetarët kanë folur për mediet dhe kanë përshkruar gjendjen pas përmbytjeve.

Gjithçka në banesat e tyre është nën ujë, ose e mbuluar me baltë.

Lexo edhe:

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

Mobiljet janë shkatërruar, ushqimet janë prishur, e shpresat për banorët janë drejt Bashkisë për dëmshpërblim.

Një grua e përshkruan ujin që vërshoi në dritaret dhe dyert e shtëpisë si një vullkan. E shokuar, ajo thotë se nuk u mbeti asgjë, vetëm fëmijët i shpëtuan.

“Nga dritaret na erdhi uji, nga dera, nga banja, kemi marrë pllaka i kemi vënë lart mbi banjo. Si vullkan, ishte e pamundur, thamë shyqyr të na shpëtojnë fëmijët gjallë. Na është dëmtuar gjithë mobilja, s’kemi asgjë fare, mbajmë duart përpjetë. Uji ishte tamam si det. U bëmë ujë, dimë që notuam”, tregon një banore.

Të gjitha banesat e kateve të para në lagjen “11 Janari” në Vlorë , në zonën e njohur si “ Pusi i Mezinit” janë nën pushtetin e ujit e të baltës. Kemi kaluar një natë ferri thonë banorët teksa tregojnë orët e tmerrit gjatë përballjes me vërshimin e ujit. Gjithçka ndodhi krejt papritur tregojnë banorët, teksa thirrjes së tyre për ndihmë nuk i është përgjigjur askush.

“Vinte që lart, ishte rrëke e madhe, nuk mund ta përballoje dot. U mbush ballkoni, tualeti, të gjitha. Gjitha mobiljet janë shkatërruar, edhe dyshekët i kam nxjerrë jashtë. Nuk na e hapi njeri telefonin, kam një numër të bashkisë, nuk kishim as korent të vinim pak popmën të thithnim ujë”, thotë një banore.

“Oriz, makarona, çfarë kisha, të tërë kanë ikur poshtë. Nuk di çfarë të them. Që andej, që këtej, nuk dihej nga vinte uji. Ka ndodhur edhe një vit, por jo kështu. Kërkuam ndihmë. Ku të kërkosh, internet nuk kishe, me laraskat, me ç’të kërkojmë. Natën e kaluam jashtë. Kam fjetur në këtë shtëpinë time, aq sa ke fjetur ti.

Ne jemi pensionistë, kam edhe një motër të sëmurë. Rroba nuk kemi. Kishim dy pako makarona aty, ikën. Gjithçka në pushtetin e ujit. Tërë natën pa gjumë, s’po e mbarojmë ujin akoma. Ku do kërkoje ndihmë, as drita, asgjë. Është hera e dytë që përmbytemi, herën e parë na tha Bashkia do ju ndihmojmë, asgjë. Mospastrimi i kanaleve. Na kanë lënë pa bukë fare. Djali mbeti brenda, jemi ngritur gjithë fisi e pastruam. Menduam se zuri shi si gjithmonë. Jemi mbytur brenda, notonte frigoriferi i mbushur plot mbi ujë. Të gjitha plaçkat, asgjë s’ka ngelur. Vetëm dy televizorë kanë shpëtuar. Kërkova ndihmë dhe radhën e parë, na erdhi komisioni me gjithë kryetarin, na dhanë ndonjë copë pulle që do na vlerësonin plaçkën. Kjo është plaçkë e dytë që ka ikur, s’na e dhanë shpërblimin”, thonë banorët.

Kjo është hera e dytë që përmbytemi thonë banorët e dëmtuar, por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për këtë situatë ata fajësojnë bashkinë për mospastrimin e kanaleve kulluese, të cilat prej dy vitesh janë të tejmbushur me mbeturina.

Të shkatërruar ekonomikisht dhe të braktisur në fatin e tyre, banorët e kësaj lagjeje nuk fshehin zhgënjimin për qeverinë e votuar prej tyre.

Autoritetet vendore pritet të nisin punën për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar në gjithë Vlorën për shkak të përmbytjeve, që goditën qytetin bregdetar më 4 tetor si asnjëherë më parë./ilirianews

Tags: flasin banoretpermbytjevlore

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

23 Korrik, 2026
Kryesore

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

23 Korrik, 2026
Kryesore

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

23 Korrik, 2026

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

23 Korrik, 2026

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

23 Korrik, 2026

“Jep dorëheqjen”- Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën, Peleshi e përjashton!

23 Korrik, 2026

Vetëm në korrik 7 vjedhje/ I riu në Durrës bënte kërdinë me shtëpi e makina, si u kap nga policia

23 Korrik, 2026

Abuzoi seksualisht me 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë

23 Korrik, 2026

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

23 Korrik, 2026

“Ty pëllumbeshë të hëngri Lubia”, Berisha-Spiropalit: Erdhe si nuse këtu, harrove që ishte dita jote e fundit

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.