Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Një banorë ka hyrë me forcë në sallën ku po zhvillohej mbledhja me pretendimin se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.
“Të gjithë mashtruesja jeni…Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm”, dëgjohet ai ndër të tjera.
Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shoqëruar jashtë sallës.










