• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Vetëm të iki ky…

6 Gusht, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante:

“Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy”

Lexo edhe:

“Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave”, Agron Shehaj: Në 2026 vidhen pronat si në vitin 1946! “Mundësia” në krah të qytetarëve

Tensione në seancën parlamentare, demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

Dhe ai sugjeronte që këta të dy, për të mirën e vendit, duhet të iknin në të njëjtën kohë. E kishte fjalën për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën. Viti (i mbrapsht) 1913. Që në ngjizje, zgjidhja e halleve  u shfaq si “ikje”.

Në Tropojë, në një anekdote, zgjidhja ishte po kaq e thjeshtë:

“Vetëm të ikë turku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë austriaku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë Zogu, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë italiani, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë gjermani, le të vijë dreqi.”

Dhe më  në fund dreqi erdhi dhe ndenji 45 vjet. Me shpatë, me kazëm, me frikë.

Historia s’ka qenë kurrë thjesht një vijë e drejte, as zig-zage. Ka qenë më shumë një rreth, ku të gjithë i japin të njejtin “drejtim” edhe në liri:

Nano ik.

Meta ik.

Berisha ik.

Rama ik.

Berisha ik

Dhe në ndërkohë, nga vendi iku Noli, iku Konica, ikën antikomuniste, ikën intelektualet, ikën studentët, mjekët, mësuesit, pastaj dhe gjysma e popullit.

Kemi pak durim për të ndërtuar dhe shumë zell për të përzënë.

Kemi dhe një raport shumë të çuditshëm me zhvillimin.

Ka vende që zgjedhin evolucionin.

Ne i shtojmë një ‘r’ përpara. Dhe kërkojmë revolucione. Madje ashtu si në ftesat për dasmë lëmë dhe orare se kur duhet të nisin.

I besojmë individit, jo institucionit.

Besa është më e fortë se shkresa.

Fisi më i afërt se shoqëria.

Interesi im më i shenjtë se çdo profet.

Improvizim dhe aksion në vend të planifikimit.

Gardhi më i dobishëm se hapësira e përbashkët.

Vetëgjyqësia më e drejtë se drejtësia.

I forti më i zoti se i mençuri.

Dhe ikja kapak flori.

Ikim. Dhe jo vetëm nga vendi.

Ikim nga përgjegjësia.

Ikim nga bashkëpunimi.

Ikim nga ndershmëria, sepse “quhesh budalla”

Ikim nga fjala e mirë.

Ikim nga shpresa, se ajo kërkon durim”

Dhe kështu, ikja mbetet zgjidhja/zgjedhja më e vjetër dhe më e preferuara.

Prandaj ndoshta nuk është çudi që 102 vjet më parë  një ndërkombëtar shkroi: “Ky vend do të bëhet, por vetëm nëse ikin këta të dy”. Por nuk e mendoi se do vinte një ditë që do iknin të gjithë, përveç atyre të “dyve”… që mbeten, në versione të ripërtëritura.

Vetëm të iki ky… dhe dreqi le të vijë prapë, se jemi mësuar me të.

Nga Kategoria

Lajme

“Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave”, Agron Shehaj: Në 2026 vidhen pronat si në vitin 1946! “Mundësia” në krah të qytetarëve

5 Mars, 2026
Lajme

Tensione në seancën parlamentare, demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

5 Mars, 2026
Kryesore

Sulmi i Iranit në Azerbajxhan, Rama: Duhet dënuar me qartësinë më të madhe, ai regjim duhet izoluar plotësisht

5 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbulohet numri i shqiptarëve që ndodhen aktualisht në Iran

5 Mars, 2026

EMRI/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset 45-vjeçari

5 Mars, 2026

Vjosa Osmani propozoi që presidenti të zgjidhej nga populli, miratohen ndryshimet kushtetuese

5 Mars, 2026

“Ky do rraf”, nuk ka paqe mes Ballës dhe demokratëve në seancë

5 Mars, 2026

Shqiptarët zënë vendin e parë në qelitë greke, renditen në krye të listës së të burgosurve të huaj me numrin më të lartë

5 Mars, 2026

Macron: Do të dërgojmë automjete të blinduara në Liban, s’mund ta lëmë vendin të përfshihet sërish në luftë!

5 Mars, 2026

Trump: Spanja është armike ndaj NATO-s! Kritika edhe Britanisë: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer

5 Mars, 2026

“Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave”, Agron Shehaj: Në 2026 vidhen pronat si në vitin 1946! “Mundësia” në krah të qytetarëve

5 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.