• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 12 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Vendimi i qeverisë për bonusin e fundvitit, 100 milionë euro për 724 mijë pensionistë! Kategoritë përfituese

28 Nëntor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë dy akte me rëndësi që kthejnë në xhepat e qytetarëve miliona euro.

Si asnjëherë tjetër, njëqind milionë euro në thesar do të lëvrohen për pensionet e të gjitha llojeve. Sakaq, pesë milionë eurot e vjela si taksë për profesionet e lira do t’u kthehen 6450 tatimpaguesve brenda muajit dhjetor. Ishin ministrat e Financave dhe Ekonomisë që bënë publikë lajmet dje, në një konferencë për mediat fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Jo 3.7 miliardë lekë sa janë dhënë vitet e tjera si shpërblim për pensionistët, por plot 100 milionë euro për 724 mijë e 933 pensionistë në të gjithë vendin. Pensionistë, iu referohet të gjitha qytetarëve që trajtohen me pension, të çfarëdolloji: pension pleqërie, invaliditeti, pension të pjesshëm, familjar e shumë të tjera. Të gjithë do të marrin minimalisht 100 euro shpërblim së paku e maksimalisht 150 euro.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Do të jetë vlera e pensionit mujor me të cilin ata trajtohen që do të bëjë diferencën e bonusit. Ata që marrin më pak, nën kufirin 20 mijë lekë do shpërblehen me bonus maksimal në vlerën e 150 eurove. Nuk janë pak, por dy e treta e totalit të pensioneve, 511 mijë. Pjesa tjetër, 213 mijë do të kenë në llogari 100 euro shtesë veç pensionit mujor. Edhe në këtë pikë, qeveria ka vendosur të bëjë disa përjashtime duke futur në kategorinë e pensioneve nën 20 mijë lekë invalidët, pensionet familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetim të cilët do të shpërblehen në vlerë maksimale, pavarësisht shumës mujore me të cilën trajtohen.

“Krenar që miratuam sot në qeveri bonusin e fundvitit për pensionistët që është më i madhi ndonjëherë. Përfitojnë 724.933 pensionistë, nga të cilët 511.173 me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro dhe 213.760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë, përfitojnë bonusin 100 euro.

65.763 pensionistë invalidë dhe 44.561 pensione familjare pavarësisht sa pension marrin do kenë bonusin e plotë 150 euro. Përfshihen në këtë bonus fundviti dhe 2,900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja duke shtuar se më këto bonuse rritet automatikisht edhe vlera e pensionit nga 9 deri në 35 për qind.

“Praktikisht, efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit që miratuam sot, rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15,000 lekësh për të gjithë vitin 2024; rrit mesatarisht 13% një pension social; rrit mesatarisht 35% pensionin familjar”.

Shpërndarja e këtij bonusi do të nisë në javën e dytë të muajit dhjetor dhe brenda muajit, të gjithë do të kenë marrë shpërblimin. Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025-ës, në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.

Nga Kategoria

Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

10 Korrik, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 Korrik, 2025
Ekonomi

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

8 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO)

12 Korrik, 2025

Renditja e re e FIFA-s/ Kombëtarja e Shqipërisë parakalohet nga Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

12 Korrik, 2025

Plas sherri në Vlorë, dyshohet për të plagosur

12 Korrik, 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të lënduar

12 Korrik, 2025

Parashikimi i motit 12 Korrik 2025, si do të ndryshojnë temperaturat

12 Korrik, 2025

Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

11 Korrik, 2025

U ndalua nga policia, i riu në Sarandë arratiset dhe hidhet në det! Kapet nga forcat ujore

11 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.