Tiranë – Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, ku dhe ndërtimi po luan një rol kyç në tranformimin ekonomik e social të Shqipërisë
Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, duke kaluar nga 300–400 milionë euro në vit në mbi 1.5 miliardë euro aktualisht. Sipas tij, interesi i të huajve për të investuar dhe për të blerë prona në Shqipëri po rritet në vitet e fundit.
Në fjalën e tij, Rama kritikoi zërat skeptikë ndaj zhvillimeve ekonomike, duke i cilësuar si të pabazuara, ndërsa theksoi se transformimi i Shqipërisë është i dukshëm dhe i mbështetur në rezultate konkrete.
Rama: E kemi filluar me 300-400 mln euro investime të huaja dhe sot jemi mbi 1.5 mld në vit. Mbi 1.5 mld në vit investime të huaja. Si na erdhi dita që të huajt të vijnë dhe të blejnë këtu në Shqipëri dhe do blejnë edhe më shumë. Sepse këto ndërtime krijojnë energji pozitive, krijojnë besim, atraksion. Nuk janë thjesht fjetore për të futur kokën. Ne jemi në këtë rrugë të përfshirjes, në një botë tjetër, në një botë të integruar. Integrimi nuk kështë thjesht që ne do bëhemi pjesë e BE dhe këtu s’do vijë njeri, këtu si kudo do blejnë shtëpi, do hapin biznese, do çojnë fëmijët nëpër shkolla edhe ata që vijnë nga vendet e tjera, këto ndërtime janë një provë e ambicies që ka Shqipëria dhe e fuqisë që ka Shqipëria për të realizuar ambiciet e veta.
Nuk janë skena krimi këto. Këto janë prova të një transofrmimi të madh. Si u rrit prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë. Sot është 27 mld euro. Ndërkohë të ardhurat për frymë ishin më pak se 3 mijë euro, sot janë mbi 11 mijë dhe do vijojnë të rriten. Lloj lloj teorish. Lloj lloj maskarenjsh që në fund të ditës nuk e kanë me asnjë, por e kanë me mungesën e kapacitetit për t’ia pranuar Shqipërisë suksesin duke qenë shqiptar vetë.











