• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Miratohet propozimi i PS për mocionin me debat më 14 maj, Bardhi: Keni shkelur rregulloren! Na është mohuar transparenca

9 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur me kërkesën e opozitës për zhvillimin e menjëhershëm të një mocioni me debat mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për klimën e investimeve në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mazhoranca propozoi që mocioni të zhvillohet më 14 maj, propozim që u miratua me votë në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, e cila e cilësoi këtë vendim si shkelje të hapur të rregullores. Bardhi argumentoi se rregullorja parashikon që, në mungesë të dakordësisë, data e zhvillimit të mocionit nuk mund të jetë më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës.

Sipas tij, kërkesa e opozitës mban datën 5 nëntor 2025, çka e bën të pajustifikuar shtyrjen e debatit deri në muajin maj.

Lexo edhe:

Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

“Nuk mund të llogariten 30 ditë si 5 muaj. Kjo është një shkelje e qartë e rregullores dhe një praktikë që po përsëritet në çdo seancë”, deklaroi Bardhi.

Përplasjet më pas u zhvendosën te procesi i integrimit të vendit në BE.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi poshtë akuzat për mungesë angazhimi në procesin e integrimit europian, duke theksuar se qeveria ka përmbushur detyrimet e saj.

Ai iu drejtua deputetëve demokratë me tone ironike, duke i quajtur “dashnorët e rinj” të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duke theksuar se, që nga fillimi i legjislaturës në shtator, opozita nuk ka dhënë asnjë votë pro për ligjet që lidhen me këtë proces.

Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për mungesë transparence, duke deklaruar se opozita nuk është vënë në dijeni për listën e ligjeve që lidhen me integrimin, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Sipas tij, kjo listë është kërkuar më shumë se 10 herë në Konferencën e Kryetarëve, por nuk është bërë publike.

“Ju nuk denjoni të informoni opozitën se cilat janë ligjet e nevojshme për procesin e integrimit. Vini këtu dhe tundni një listë, ndërkohë që ne nuk dimë se për cilat ligje bëhet fjalë”, u shpreh Bardhi, duke kërkuar bashkëpunim dhe transparencë nga mazhoranca.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mohoi ekzistencën e një liste të tillë të fshehur, duke theksuar se në institucion nuk mbahet apo fshihet asnjë dokument i këtij lloji që lidhet me procesin e integrimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

7 Nëntor, 2026
Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

7 Nëntor, 2026
Ekstra

Horoskopi, 7 nëntor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

7 Nëntor, 2026

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

7 Nëntor, 2026

Horoskopi, 7 nëntor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

7 Nëntor, 2026

Nuk e lënë të takojë djemtë, Neda Balluku rrëqeth me rrëfimin: 17 minuta para derës për të parë të birin, e kishin futur në “kafaz”

6 Nëntor, 2026

E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë, dërgohet te Trauma

6 Nëntor, 2026
Screenshot

Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në gjendje të rëndë në spital

6 Nëntor, 2026

“Rinia Nacionaliste” – Një grup të rinjsh, gati të krijojnë partinë e parë pas protestave

6 Nëntor, 2026

Sulmet kibernetike dhe alarmet për bomba, Meloni: Infrastruktura që u shërben qytetarëve po vihet në shënjestër

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.