• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Veliaj nga burgu: Habiteni me fustanet e sime shoqeje, por ku është maunia me 1 milion Euro mall

14 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter


Reagimi i Veliaj:

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

Lexo edhe:

39-vjeçari në Krujë arrestohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike.

Pista e aeroportit të Berlinit mbulohet nga akulli, pezullohen fluturimet

Kanë blerjet online do thoni ju.

Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq.

Po si është e vërteta?

E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme.

Unë jam akoma person i dyshuar, se s’më kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm, as në dosjen prej sigurimsi të Ols Dados. Aty nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i kam kërkuar apo marrë rryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar. Por, ndërkohë unë akuzohem për korrupsion.

A nuk duket se më kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohesha me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve?

Gjejani vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se ndryshe nga Ols violina dhe gjithë fyejt e qemanetë e gjirizëve, unë nuk ngre akuza pa prova.

Në thertoren e Erjon Banit – se vetëm sallë gjyqi nuk qe – kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq.

Bekime e përqafime të gjithëve, mbani besimin dhe kokën lart për Tiranën tonë që ka nevojë për energjitë pozitive të secilit, pavarësisht rrethanave të momentit! Forca! 👍

Tags: veliaj nga burgu

Nga Kategoria

39-vjeçari në Krujë arrestohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike.
Kryesore

39-vjeçari në Krujë arrestohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike.

6 Shkurt, 2026
Bota

Pista e aeroportit të Berlinit mbulohet nga akulli, pezullohen fluturimet

6 Shkurt, 2026
Aktualitet

Rama i merr Berishës Dash Sulën, ish-deputeti i PD emërohet kryeinspektor i përgjithshëm pas largimit të Shkëlqim Hajdarit

6 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

39-vjeçari në Krujë arrestohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike.

39-vjeçari në Krujë arrestohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike.

6 Shkurt, 2026

SHBA shpall ndihmë prej 6 milion dollarësh për Kubën ndërsa Presidenti Díaz-Canel e akuzon për ‘bllokadë energjetike’

6 Shkurt, 2026

Pista e aeroportit të Berlinit mbulohet nga akulli, pezullohen fluturimet

6 Shkurt, 2026

Rama i merr Berishës Dash Sulën, ish-deputeti i PD emërohet kryeinspektor i përgjithshëm pas largimit të Shkëlqim Hajdarit

6 Shkurt, 2026
Tensionet në Arktik rriten, Kanadaja hap konsullatën në Greenland.

Tensionet në Arktik rriten, Kanadaja hap konsullatën në Groenlandë

6 Shkurt, 2026

Parandalohet atentati në Konispol/ I vunë lëndë plasëse në makinë, shoferi e pikas në ecje e sipër. Shënjestra, i dënuar më parë

6 Shkurt, 2026

Kreu i Hugo Boss: Luksusi i qetë dhe blerësit më të zgjuar po reformojnë modën.

6 Shkurt, 2026
“SHBA si partneri kryesor strategjik i Shqipërisë” / Peleshi zhvillon një takim me Michael Rigas, zëvendësin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

“SHBA si partneri kryesor strategjik i Shqipërisë” / Peleshi zhvillon një takim me Michael Rigas, zëvendësin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

6 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.