• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

“Vdekja për mua do të ishte paqe”/ I mbijetuari i dhunës s*ksuale gjatë luftës në Kosovë: Dy policë serb më futën në banjë…

14 Prill, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Vdekja për mua do të ishte paqe”, tha Ramadan Nishori, burri i parë që publikisht më 14 prill e pranoi se është dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në vitin 1998, në stacionin policor të Drenasit, Nishori, që atëbotë ishte ishte 22 vjeç, tha se u dhunua nga policët serb. Ai tha se një përvojë e tillë “nuk harrohet kurrë”.

“Dy policë serbë më futën me forcë në një banjë dhe njëri prej tyre me dhunoi seksualisht. Të njëjtit më kërcënuan të mos tregojë asgjë për këtë krim”, rrëfeu ai.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Heshtja e dhimbja e ndoqën Nishorin për vite me radhë.

Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 14 prill, Nishori tha se nuk e ka harruar atë që ka përjetuar, “por nuk dua të mbetem rob i së kaluarës”.

“Nuk doja të dinte askush, sepse mendoja se do më paragjykonin, do të më bullizonin. Natën dilja fshehurazi nga shtëpia, qaja, bërtisja, dhe pastaj kthehesha. Turpi ishte më i rëndë se dhimbja”,kujtoi ai në një intervistë me psikologen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Selvij Izeti.

I mbyllur në vetvete për shumë vite, Nishori u largua nga vendlindja dhe u vendos në Fushë Kosovë. Vetëm në vitin 2005, mori guximin që t’i tregonte bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij për dhunën me të cilën u përball më 1998.

“Pranimi dhe përkrahja nga familja më bëri të ndihesha më në fund një bashkëshort dhe baba i vërtetë”, u shpreh ai.

Nishori theksoi se ndihma profesionale që ka marrë nga QKRMT-ja ka qenë thelbësore në rrugën e tij drejt shërimit, duke u liruar nga traumat dhe që të jetojë pa frikë nga paragjykimet.

“Diku sot po na sheh një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale. E di se çfarë po kalon. Dua t’i them se ka shpresë dhe nuk duhet dorëzuar kurrë. Turpi nuk është i yni – turpi është i atyre që na e bënë”, tha ai.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet. Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona./ REL

Tags: dhune seksualekosoverrefimi

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.