• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Vazndon turneu “Muhamet Malo”, medalja e parë e artë për kuqezinjtë i takon Chermen Valiev

28 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po zhvillohet turneu “Muhamet Malo” në mundje. Pra, në Tiranë ka nisur dhe vijon edicioni i pestë i këtij turneu ndërkombëtar të mundjes, i quajtur saktësisht “Muhamet Malo Ranking Series”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për një kompeticion të përmasave të mëdha, pjesë e kalendarit të Bashkimit Botëror të Mundjes, që ka sjellë në vendin tonë mbi 720 mundës nga e gjithë bota, përfshirë kampionë olimpikë e botërorë. Pjesëmarrësit vijnë nga Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita e parë e dueleve në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në kryeqytet ka sjellë edhe medaljen e parë kuqezi në këtë aktivitet.

Suksesi mban firmën e medalistit olimpik, Chermen Valiev. Kampioni kuqezi e nisi nga raundi 1/8 duke kaluar me sukses duelin e parë kundër armenit Narek Harutyunyan me rezultatin 9-0. Më tej në çerekfinale mposhti me rezultatin 5-1 Orozobek Toktomembetov te Kirgistanit.

Lexo edhe:

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Pedro Netos pas incidentit me mbledhësin e topave

24 orët që tronditën imazhin e Premier League si kampionati më i fortë në botë

Në gjysmëfinale kaloi me rezultatin 8-3 iranianin Yones Aliakbar Emamichoghaei. Në fund, në finale, Veliev mposhti 2-0 rivalin që përfaqëson Sllovakinë, Taimuraz Salkazanov, duke merituar medalje e artë. Kështu, pas medaljes historike në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024″, Chermen Valiev konfirmon formën e shkëlqyer, duke vijuar serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë medalisti tjetër kuqezi i Olimpiadës, Islam Dudaev, u ndal në raundit 1/8 në turneun “Muhamet Malo”. Dudaev u mund nga japonezi Kaisei Tanabe me rezultatin 10-8. Ditën e sotme do të garojnë mundës të tjerë tanët, si Kevin Kupi, Klodian Shehu dhe Albina Drazhi.

 Më shumë mbi turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”
Ky turne ka nisur më 26 shkurt dhe do të vijojë deri më 2 mars në mjediset e Parkut Olimpik. Mbi 700 sportistë nga e gjithë bota, pjesëmarrës në këtë turne prestigjoz, e bëjnë këtë ngjarje sportive një mundësi të shkëlqyer për promovimin e sportit shqiptar dhe atij të mundjes në veçanti.

Në “Ranking Series Muhamet Malo”, kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet me një ekip të plotë, në të dyja stilet, meshkuj dhe femra. Ky event organizohet falë mbështetjes së fondacionit “Muhamet Malo”.

I ndarë nga jeta në vitin 2017, Muhamet Malo ka qenë një ikonë e sportit të mundjes, ish-sportist dhe president i kësaj federate. Prej vitesh në Shqipëri organizohet një turne në nderim të tij, që njihet edhe nga ndërkombëtarët.

Nga Kategoria

Sporti

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Pedro Netos pas incidentit me mbledhësin e topave

12 Mars, 2026
Sporti

24 orët që tronditën imazhin e Premier League si kampionati më i fortë në botë

12 Mars, 2026
Sporti

Henry për Real Madridin: Nuk e di çfarë ka ajo fanellë, ndoshta të kthen edhe flokët

12 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Xhaketat dhe kollaret”, sipërmarrësja zbulon sa kushtojnë veshjet e Edi Ramës

12 Mars, 2026

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati

12 Mars, 2026

Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Do t’i mbrojmë anijet në Ngushticën e Hormuzit kur të jetë e mundur

12 Mars, 2026

Spanja merr masa për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe karburantit

12 Mars, 2026

Ndërprerje të internetit në Moskë, ngjallin frikën e një plani censurimi në botë

12 Mars, 2026

A mund të arrijnë çmimet e naftës 200 dollarë për fuçi

12 Mars, 2026

Rritet tensioni kibernetik gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme, SHBA në shënjestër

12 Mars, 2026

SPAK: Pastrimi i parave po zhvendoset nga modelet sporadike tek arkitektura të qëndrueshme

12 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.