Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes gazetares Valbona Mhilli dhe banorit të Big Brother VIP Albania 4, Jozi, pasi situata mes tij dhe Loredanës ka filluar të komplikohet. Dyshja ka treguar se janë në një fazë fillestare të një lidhjeje, ku kanë ndarë përqafime dhe puthje gjatë ditës së sotme.
Megjithatë, xhelozitë nuk kanë munguar, sidomos pas një afrimiteti të papritur midis Jozit dhe Valbonës.
Sipas asaj që ndodhi, Loredana ka shprehur pakënaqësi pasi ka parë një lidhje shoqërore të ngushtë mes Jozit dhe gazetares, gjë që ka ndikuar në krijimin e një tensioni mes tyre. Jozi ka kërkuar nga Valbona që të mos i krijojë probleme, duke i kërkuar ndihmën për të shmangur një situatë të pakëndshme me Loredanën.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Kam nevojë për ndihmën tënde, kur duhet bum-bum.
Valbona: Mua shtrigë në këtë lloj situate mos më shti.
Jozi: Jo, s’ka lidhje ç’punë ke me shtrigën ti? Ti duhet të jesh ajo që më ndihmon.
Valbona: Ajo që të ndihmon? Po çfarë kam qenë unë deri tani? Mos më fut në një trekësh që nuk ekziston. Jo për lojë.
Jozi: Jo për lojë, por mos ja prish qejfin.
Valbona: Po s’po ja prish mo.
Situata është agravuar kur Jozi i ka kërkuar Valbonës që të bëjë një sqarim për Loredanën, duke i thënë se nuk ka asgjë mes tij dhe saj përveç miqësisë. Pas një shkëmbimi pyetjesh dhe përgjigjesh, Valbona i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë: “Ti po tall atë që s’thuhet, ore zotëri”.
Kjo përplasje ka krijuar një atmosferë tensioni në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që Loredana ka mbetur në hije, duke pritur zhvillimet e mëtejshme mes Jozit dhe Valbonës.