• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Ushqimi nuk mjafton për të trajtuar aneminë, ja çfarë rekomandon mjeku

7 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Defiçiti i Hekurit është sëmundja (ka shkaqe klinike, laborator, mjekim) më e shpeshte në praktikën mjekësore.

Referuar OBSH-së mungesa e hekurit është një problem i rëndësishëm shëndetësor global. Kjo mund të çojë në anemi, një gjendje ku ka një numër të ulët të qelizave të kuqe të gjakut ose hemoglobinë, duke kufizuar aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen. Kjo mund të shkaktojë lodhje, dobësi dhe probleme me funksionin mendor, mes shumë simptomash të tjera.

Në gratë shtatzëna, mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve si lindja para kohe, pesha e ulët e lindjes dhe vdekshmëria e nënës. Fëmijët me mungesë hekuri mund të kenë vonesa në zhvillim dhe probleme me të mësuarit. Po ashtu, adoleshentët mund të preken në zhvillimin fizik dhe mendor, duke ndikuar në performancën shkollore.

Lexo edhe:

Kërpudhat rezistente ndaj ilaçeve po përhapen ‘me shpejtësi’ në spitalet evropiane

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, një nga simptomat e para që duhet kushtuar vëmendje

Si rregull ka ngelur Defiçit Nutricional, por Mungesa e Hekurit, nuk është:

a) “problem i marrjes së hekurit” – hekuri përbën 1/3 e kores së tokes dhe sigurisht që gjendet në të gjitha ushqimet bimore dhe shtazore, përfshirë dhe tenxheren metalike ku pergatisim ushqimin.

b) Mungesa e Hekurit është “problem i HUMBJES SË HEKURIT” – Wintrobe Hematology. Dhe hekuri humbet me anë të gjakut, djersës, qumështit tek gratë latante dhe epitelit të deskuamuar.

Një nga pasojat e Defiçitit të Hekurit, mund të jetë Anemia nga Defiçiti i Hekurit (kjo sëmundje e ka shkakun të percaktuar, Defiçitin e Hekurit). Shumica e njerëzve kanë vetëm Deficit të Hekurit PA Anemi (Në periudhën riprodhuese, 80 % e femrave), një pjese e njerëzve kanë Defiçit të Hekurit + Anemia nga Defiçiti i Hekurit.

Korrigjimi i Defiçitit të Hekurit

Me ushqime është e pamundur. Pra Defiçiti i Hekurit, nëse instalohet nuk vetëkorrigjohet më. Ngelet i tillë për të gjithë jetën.

Ai korrigjohet vetëm nëse merret preparati i duhur, doza e duhur, koha e duhur, arritje e qëllimit, korrigjimi i plotë i Deficitit te Hekurit, tek femrat adulte 60-70 ng/ml dhe tek meshkujt adult 120-140 ng/ml. Ferritinemia përfaqëson 1/10 e rezervave të hekurit. Ferritinemia e ulur = 100 % mungesë hekuri dhe nuk të duhet asnjë analizë tjetër për ta konfirmuar.

Opsionet e mjekimit:

1) Mjekimi me preparate orale të hekurit. Ngado që rrotullohemi, kripa e Ferri-Sulfatit, e përdorur që në Shekullin e XIX,  mbetet më e mira. E dyta,  Ferri0Fumarati. Janë preparatet më të lira dhe më efikase.

2) Preparatet venoze te hekurit. Rregulli e do që të përdoren kur preparatet e hekurit nga goja A) nuk janë efikase, ose B) nuk tolerohen për shkak të toksicitetit gastro-intestinal.

Sigurojnë mbushje të shpejte të depove të hekurit, por efikasiteti afatgjatë është në varësi të persistencës së shkakut/shkaqeve.

Rreziqet janë  më të mëdha, reaksione alergjike të shkalleve te ndryshme, rreziku për tromboza në vendin e aplikimit, kosto me e madhe se mjekimi nga goja dhe nuk e zgjidhin përfundimisht problemin, nëse shkaku/shkaqet e defiçitit të hekurit persistojnë.

Në disa raste, sidomos në Defiçit të Vitaminës D, mund të ndodhi Hipofosfatemia, që shoqërohet me një lodhje të shprehur pas aplikimit.  Në disa raste, ka dhimbje të artikulacioneve, të muskujve, të kokës, që zgjasin 1-2 ditë.

3) Hemotransfuzioni. Përpiqemi ta kufizojmë sa të jetë e mundur për një problem të tillë. Jo vetëm se është i paktë, por dhe për efektet anësore të mundshme. Më tepër e përdorim tek moshat e vjetra, me anemi të thellë dhe klinike të shprehur të anemisë. Moshat e vjetra e suportojnë aneminë me keq se moshat e reja, sidomos në efort fizik. Anemia nga Mungesa e Hekurit, nuk është një urgjencë mjekësore. Ajo instalohet gradualisht, pas jave dhe muajsh të tërë, pasi është instaluar fillimisht Defiçiti i Hekurit.

Me anë të një transfuzioni të sukseshem hemoglobina rritet me 1 gr/dl dhe pas eleminimit të çdo eritrociti të transfuzuar do të çlirohet hekuri që do ëe mbetet në organizmin e pritësit dhe arrihet të merret në këtë mënyrë rreth 200 mg/hekur.

Ferri Sulfati, ngelet kripa më e mirë për korrigjimin e anemisë. Efikasitet i lartë, kosto e ulët, efekte anesore të menaxhueshme.

Nga Kategoria

Bota

Kërpudhat rezistente ndaj ilaçeve po përhapen ‘me shpejtësi’ në spitalet evropiane

11 Shtator, 2025
Ekstra

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, një nga simptomat e para që duhet kushtuar vëmendje

10 Shtator, 2025
Ekstra

Kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes, kur pihet në këtë orar

6 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Arma e dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk është gjetur, thonë autoritetet amerikane: Kemi prova vizuale të qarta të autorit.

Arma e dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk është gjetur, thonë autoritetet amerikane: Kemi prova vizuale të qarta të autorit.

11 Shtator, 2025

Belorusia lirojnë 52 të burgosur pas ndërhyrjes së Trump, thotë presidenti i Lituanisë.

11 Shtator, 2025

A do të kandidojë Alimehmeti për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

11 Shtator, 2025

“Mungesa e Ambicjeve” – Qasja e Mikel Artetës te Arsenal vihet në dyshim nga një ish-yll, teksa Gunners tani janë ‘të emocionuar që nuk humbasin një ndeshje’

11 Shtator, 2025

NASA ndalon shtetas kinezë të punojnë në programet e saj hapësinore.

11 Shtator, 2025
Rama sugjeron reduktimin e numrit të deputetëve; Ambasadori i Holandës: Çështje sovrane, çdo shtet ka të drejtën të përcaktojë strukturën e parlamentit të tij.

Rama sugjeron reduktimin e numrit të deputetëve; Ambasadori i Holandës: Çështje sovrane, çdo shtet ka të drejtën të përcaktojë strukturën e parlamentit të tij.

11 Shtator, 2025
Krasniqi: Kërkojmë që Kushtetuesja të ruajë balancën mes komuniteteve

Krasniqi: Kërkojmë që Kushtetuesja të ruajë balancën mes komuniteteve

11 Shtator, 2025

Incursioni i dronëve rus në Poloni do të vlerësojë vullnetin e NATO-s

11 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.