• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, si po bie pesha e bujqësisë në Shqipëri

7 Korrik, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.

Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto[1]. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%.

Lexo edhe:

Në Kukës shumica e njerëzve janë të punësuar, por është qarku më i varfër në Shqipëri

Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet Valon Lluka: Kam bërë vetëm detyrën, nuk i di arsyet e vendimit! Por do shihemi në gjyq

Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).

Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.

Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).

Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.

Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet./ Monitor.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Në Kukës shumica e njerëzve janë të punësuar, por është qarku më i varfër në Shqipëri

5 Shtator, 2025
Ekonomi

Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet Valon Lluka: Kam bërë vetëm detyrën, nuk i di arsyet e vendimit! Por do shihemi në gjyq

4 Shtator, 2025
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ura më e rrezikshme në botë ndodhet në Kinë dhe arsyeja pas këtij titulli do t’ju befasojë...

Ura më e rrezikshme në botë është në Kinë, ja pse e kanë quajtur kështu.

7 Shtator, 2025

Eklipsi i 7 shtatorit: Ndryshimet e rëndësishme që mund të ndodhin në jetën tënde

7 Shtator, 2025

Cili chatbot i AI jep më shumë informacione të rreme? Studimi: 1 në 3 përgjigje është e pasaktë  

7 Shtator, 2025
Ura më e rrezikshme në botë ndodhet në Kinë dhe arsyeja pas këtij titulli do t’ju befasojë...

Ura më e rrezikshme në botë ndodhet në Kinë dhe arsyeja pas këtij titulli do t’ju befasojë…

7 Shtator, 2025

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, paralajmërohet nga shoku i ekipit fitues i Golden Ball për të mos u humbur gjatë rrugës.

7 Shtator, 2025
Hëna e Përgjakur fascionon botën, ja fotot e reja

Hëna e Përgjakur ndriçon globin, fotot mbresëlënëse nga vende të ndryshme bëhen publike.

7 Shtator, 2025

“Ndoshta do të jetë viti i tyre” – Kylian Mbappe jep parashikimin për titullin në Premier League ndërsa superstar-i i Real Madridit shmang ‘zgjedhjen më të lehtë’

7 Shtator, 2025
Hëna e Përgjakur fascionon botën, ja fotot e reja

Hëna e Përgjakur fascionon botën, ja fotot e reja

7 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.