Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, ka ngritur alarmin për situatën katastrofike në Gaza. Sipas saj, ndihmat që po hyjnë në enklavë janë të papërfillshme përballë nevojave emergjente të fëmijëve që përballen me urinë dhe dhunën.
“Fëmijët po vriten, plagosen dhe nuk po marrin ndihmën që u nevojitet,” tha Russell. “Kamionët me furnizime janë të pamjaftueshëm dhe nuk po arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë.”
OKB thotë se, edhe pse Izraeli lejoi hyrjen e rreth 100 kamionëve, ndihmat nuk po shpërndahen për shkak të kufizimeve të rënda. Gaza ndodhet nën një bllokadë të plotë që nga marsi, ndërsa numri i viktimave palestineze ka arritur mbi 53,700, shumica gra dhe fëmijë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për Netanyahu-n dhe ish-ministrin Gallant për krime në Gaza, ndërsa Izraeli përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.