• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

UNESCO: Ankthi i nxënësve shqiptarë për matematikën ka pësuar rënie ndërmjet vitit 2012 dhe 2022!

17 Janar, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) ka vënë re se niveli i ankthit të nxënësve shqiptarë për lëndën e matematikës ka pësuar rënie të dukshme ndërmjet vitit 2012 dhe 2022. Sipas UNESCO, indeksi i ankthit të nxënësve shqiptarë për matematikën nga viti 2012 deri më 2022 ra me rreth 0.13 pikë. Gjithashtu nxënësit shqiptarë sipas testimit PISA të kryer në vitin 2022 morën 368 pikë në matematikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Që nga viti 2003, testi global i njohurive të 15-vjeçarëve “PISA” ka tentuar të vlerësojë ankthin për matematikën. Ankthi për matematikën u mat, duke u kërkuar nxënësve t’u përgjigjen gjashtë pyetjeve “nuk jam dakord plotësisht”, “nuk pajtohem”, “pajtohem” ose “plotësisht dakord”.

Pohimet e nxënësve ishin “Shpesh shqetësohem se do të jetë e vështirë për mua matematika’; “Unë shqetësohem se do të marr nota të dobëta në matematikë”, ‘Tensionohem shumë kur më duhet të bëj detyrat e matematikës”, “Bëhem shumë nervoz duke bërë problemet e matematikës”, “Ndihem i pafuqishëm kur bëj një ushtrim matematike” dhe “Ndihem në ankth për dështimin në matematikë”.

Lexo edhe:

Aksident në Burrel, makina bie mes shkëmbinjëve në humnerë nga ura e Ulzës

Kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg”, GJKKO i rrëzon kërkesën Erion Veliajt

Përgjigjet janë agreguar për të formuar indeksin PISA të ankthit të matematikës, duke ofruar një masë të standardizuar për të krahasuar ankthin në nivele të ndryshme dhe me kalimin e kohës. UNESCO raportoi së fundmi se indeksi i ankthit të matematikës është rritur në mënyrë domethënëse në 37 vende dhe ekonomi ndërmjet 2012 dhe 2022, më së shumti në Austri, Danimarkë, Gjermani, Islandë, Lituani, Poloni, Sllovaki, Suedi, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam.

Në Poloni dhe Suedi, për shembull, nxënësit 15-vjeçarë në vitin 2022 ishin të paktën 10 pikë përqindje më të tensionuar për matematikën sesa bashkëmoshatarët e tyre në vitin 2012. Në të kundërt, ankthi ndaj matematikës ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, Francë, Hungari, Jordania, Republika e Koresë, Katar, Rumani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

UNESCO e konsideron si pengesë për arritjet mësimore ankthin ndaj matematikës. Ankthi në matematikë, jo vetëm që i pengon nxënësit të ndjekin studimet e mëtejshme për matematikën, por i pengon ata edhe në dhe rrugët e karrierës drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ankthi ka ndikim negativ në shëndetin mendor dhe mirqenien e përgjithshme në të gjitha grup-moshat.

Gjatë dekadave të fundit, ka pasur më shumë interes në të kuptuarit se kur dhe si zhvillohet  ankthi i matematikës. Hulumtimet tregojnë se shenjat e para të shfaqen që në moshën 6-vjeçare  me implikime të rëndësishme për zhvillimin e mëvonshëm, pasi ankthi tenton të mbetet i qëndrueshëm ose të rritet me kalimin e kohës.

Por nga krahasimi i të dhënave vendet që kanë rënie të ankthit të matematikës të nxënësit kanë edhe rezultate të dobëta të njohurive në këtë lëndë sipas PISA. Kjo lidhje vlen për Shqipërinë, Jordaninë, Katarin, Rumaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Monitor

Tags: unesco

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident në Burrel, makina bie mes shkëmbinjëve në humnerë nga ura e Ulzës

1 Shkurt, 2026
Aktualitet

Kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg”, GJKKO i rrëzon kërkesën Erion Veliajt

1 Shkurt, 2026
Kryesore

Rrëshqitje dherash në aksin Përrenjas-Librazhd, bllokohet qarkullimi

1 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Eskorta në Shqipëri: Sonte në “Exclusive” në Top Channel, tregime shokuese nga vajzat e trafikuara.

Eskorta në Shqipëri: Sonte në “Exclusive” në Top Channel, tregime shokuese nga vajzat e trafikuara.

1 Shkurt, 2026

Aksident në Burrel, makina bie mes shkëmbinjëve në humnerë nga ura e Ulzës

1 Shkurt, 2026

Kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg”, GJKKO i rrëzon kërkesën Erion Veliajt

1 Shkurt, 2026
Selin shpall nominimin e grupit të saj, ndihmon Gretën duke e zëvendësuar me Rogertin

Selin shpall nominimin e grupit të saj, ndihmon Gretën duke e zëvendësuar me Rogertin

1 Shkurt, 2026

Rrëshqitje dherash në aksin Përrenjas-Librazhd, bllokohet qarkullimi

1 Shkurt, 2026

Digjet komplet njëri kat i shtëpisë në Zvezdë, familjarët ishin brenda

1 Shkurt, 2026
Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Librazhd- Qafë Thanë, ndalon qarkullimin e automjeteve.

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Librazhd- Qafë Thanë, ndalon qarkullimin e automjeteve.

1 Shkurt, 2026

FuelFest Qatar bën debutimin e tij në Lindjen e Mesme me makina, kulturë dhe praninë e celebriteteve

FuelFest ka shënuar debutimin e tij në Lindjen e Mesme në Doha, duke tërhequr më shumë se 6,000 fansa në një festë energjike të kulturës automobilistike, muzikës dhe stilit të jetesës, ndërsa Katari vazhdon të zgjeron kalendarin e tij kulturor me ngjarje të njohura ndërkombëtarisht.

1 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.