• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

30 Nëntor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.

Lexo edhe:

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond

Moti sot! Kushte të paqëndrueshme atmosferike, sa zbresin temperaturat

NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.

Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.

Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.

“Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.

“Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.

“Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai.

Tags: natoukraine

Nga Kategoria

Aktualitet

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond

23 Janar, 2026
Aktualitet

Moti sot! Kushte të paqëndrueshme atmosferike, sa zbresin temperaturat

23 Janar, 2026
"BE përballet me një situatë të re," thotë Von der Leyen pas takimit me liderët europianë në Bruksel: Është e domosdoshme të veprojmë në mënyrë të pavarur.
Lajme

“BE përballet me një situatë të re,” thotë Von der Leyen pas takimit me liderët europianë në Bruksel: Është e domosdoshme të veprojmë në mënyrë të pavarur.

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond

23 Janar, 2026
Kremlini konfirmon pas takimit Putin-Witkoff: Zyrtari rus thotë se do të organizohet një takim trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kremlini konfirmon pas takimit Putin-Witkoff: Zyrtari rus thotë se do të organizohet një takim trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

23 Janar, 2026

Moti sot! Kushte të paqëndrueshme atmosferike, sa zbresin temperaturat

23 Janar, 2026
"BE përballet me një situatë të re," thotë Von der Leyen pas takimit me liderët europianë në Bruksel: Është e domosdoshme të veprojmë në mënyrë të pavarur.

“BE përballet me një situatë të re,” thotë Von der Leyen pas takimit me liderët europianë në Bruksel: Është e domosdoshme të veprojmë në mënyrë të pavarur.

23 Janar, 2026
Zjarri i fuqishëm që shkaktoi vdekjen e 21 njerëzve në Kili, arrestohet një 39-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarri i fuqishëm që shkaktoi vdekjen e 21 njerëzve në Kili, arrestohet një 39-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme.

23 Janar, 2026

Casemiro do të largohet nga Manchester United këtë verë

23 Janar, 2026
Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë.

Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë

22 Janar, 2026

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

22 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In