Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se shkak i kësaj situate janë bërë remontet e planifikuara nga OSHEE gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji nga ora 08:00 – 16:00.
Gjatë këtij intervali kohor SHRUKD do të kryejë disa riparime në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.
Njoftimi i plotë:
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton të gjithë abonentët se gjatë ditës së nesërme mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.
Shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OSHEE, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.
Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.
SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin.









