• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

“U vendos për trafikantët, por ra Pandeliu”/ Përgjimi i Majkos, Berisha: 300 mijë euro i çoi në Tropojë

6 Janar, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, ka komentuar dhe ndryshimet e drejtuesve të PS-së, ku Pandeli Majko iku nga Kukësi dhe u soll në Tiranë dhe në verilindje u “internua” Eduard Shalsi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha foli për një përgjim të Pandeli Majkos, ku sipas tij, përgjuesi ishte vendosur poshtë tavolinës me vendim gjykate për disa trafikantë droge dhe arme, por aty ra rastësisht deputeti socialist, i cili sipas, liderit demokrat ndodhej me ish-kreun e Policisë së Kukësit, Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit.

Sipas Berishës, një tender për shtylla centrifugale që shkonte deri në 40 deri në 60 mijë euro, Majko u jep porosi që ta faturojnë 800 mijë euro, ku 300 mijë prej tyre do të dërgoheshin në Tropojë për të blerë vota, 200 mijë euro në Durrës dhe pjesa tjetër në Kukës. Ai deklaroi më tej se përfaqësuesit e Hasit i kishin kërkuar Majkos dhe armë me arsyetimin se nuk e mundnin dot kryebashkiakun demokrat, Miftar Dautin.

Lexo edhe:

Tubimi i opozitës, Blushi: 20 shkurti ishte një akt guximi historik! Goditja e zonjës me plumb gome në ballë tregon fytyrën kriminale të regjimit

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Lideri demokrat tha se oficeri e dërgoi dosjen e përgjimit në SPAK, me dokument zyrtar, por ai më pas u “dënua” dhe mbeti jashtë shërbimit.

Sali Berisha: Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë. I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës. Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë. Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është. Pra, ky është Majko. Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie.

Nga Kategoria

Lajme

Tubimi i opozitës, Blushi: 20 shkurti ishte një akt guximi historik! Goditja e zonjës me plumb gome në ballë tregon fytyrën kriminale të regjimit

21 Shkurt, 2026
Kryesore

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

21 Shkurt, 2026
Kryesore

“E qëlluan me snajper në kokë!”- Berisha viziton protestuesit te Trauma: Dy janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje nga armët dhe shkelmat e policisë

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pas Librazhd–Pogradec, paralizohet edhe aksi Maliq–Gramsh, errësira s’lejon nisjen e punimeve

21 Shkurt, 2026
“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk e arrij dot”/ Bllokimi i trafikut bën që një qytetare të humbë ndjenjat pas orësh të tëra në rrugë

“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk e arrij dot”/ Bllokimi i trafikut bën që një qytetare të humbë ndjenjat pas orësh të tëra në rrugë

21 Shkurt, 2026

Nuk ka udhëtim drejt Hënës në mars! Shtyhet sërish misioni “Artems II”

21 Shkurt, 2026

Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të zgjuara të horoskopit

21 Shkurt, 2026

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

21 Shkurt, 2026

Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone

21 Shkurt, 2026

Euro në minimum historik në Shqipëri, rritja e remitancave dhe investimeve thellon zhvlerësimin

21 Shkurt, 2026

Tarifat e Trump, kancelari gjerman: Do të shkoj në Uashington me një qëndrim të koordinuar europian

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.