• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“E qëlluan me snajper në kokë!”- Berisha viziton protestuesit te Trauma: Dy janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje nga armët dhe shkelmat e policisë

21 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e djeshme, 20 shkuer, disa mbështetës të opozitës, të cilët janë dërguar në ambientet e Spitalit të Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se dy të rinj kanë pësuar dëmtime serioze në kokë. Sipas tij, edhe një protestues tjetër është goditur nga pas në kokë dhe ka rënë pa ndjenja në mes të rrugës, duke pësuar kontuzion cerebral.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar, e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze.

Lexo edhe:

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

U rrëzua nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë

Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do t’i bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor. Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja”, tha ai.

Berisha deklaroi gjithashtu se ndaj deputetit Luçiano Boçi është qëlluar me bombol gazi, e cila sipas tij i ka shkaktuar djegie në dorë, të cilat ai i cilësoi mbi shkallën e dytë.

“Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve theksoi se protesta ka qenë paqësore, ndërsa kërkoi ndëshkim për ata që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

“Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Prodo meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje”,tha Berisha nga Trauma.

Sali Berisha: Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar, e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do t’i bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor.

Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja.

Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë.

Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminel, të droguar që kanë kryer akte të tilla.

Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Prodo meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje.

Por protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët të cilët treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës, si një protestë me interes të madh kombëtar, si një protestë e cila po mbron një kauzë për çdo shqiptar dhe jo vetëm për protestuesit që janë aty.

Tags: Berishaprotestuesitspital

Nga Kategoria

Aktualitet

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026
Aktualitet

U rrëzua nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë

23 Korrik, 2026
Aktualitet

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kriza politike në Kosovë, VV pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

23 Korrik, 2026

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026

Sulm me thikë në një bankë në Gjermani, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur

23 Korrik, 2026

Rodri dhe Real Madridi, një dëshirë që përplaset me planet e Mourinhos

23 Korrik, 2026

Maldini: “Guardiola është një objektiv, kemi biseduar edhe me Ancelottin”

23 Korrik, 2026

Zyrtare, Modric qëndron te Milani deri në vitin 2027

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.