• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

U nis për një xhiro në det, por nuk u kthye më! Ky është Albiano, 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Ksamil pasi u përplas me skafin e Policisë

16 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është i riu Albiano Kreçi, që humbi jetën tragjikisht pasditen e djeshme në Ksamil. Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Ksamilit, ku 22-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e pasdites.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 në hapësirën detare të Ksamilit, ku Kreçi ishte duke lundruar me një mjet tip “jet car”, ne momentin kur dyshohet se u përplas me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës e cila ndodhej në shërbim dhe monitorim të hapësirës detare, rreth 400 metra larg bregut.

Fatkeqësisht kjo përplasje rezultoi të ishte fatale për të riun. Ishin efektivët e policisë dhe personat e tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes ata të cilët ndërhynë për të nxjerrë 22-vjeçarin nga deti.

Lexo edhe:

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Menjëherë ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, njoftoi Policia më herët.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim në Ksamil, ku Albiano njihej si një djalë i ri, i lindur dhe i rritur në këtë qytet, duke lënë pas pikëllim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ndërkohë, pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

3 Nëntor, 2026
Bota

Europa në gatishmëri pas sulmeve kibernetike ndaj supermarketeve

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026

Zgjedhjet në SHBA mund të shënojnë disa momente historike

3 Nëntor, 2026

Trump njofton ndërprerjen e ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin nga viti 2027

3 Nëntor, 2026

Kur do të mësohen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA? BBC shpjegon kur pritet të dalë fituesi

3 Nëntor, 2026

Binance zbulon se si intervistat e rreme të punës u përdorën për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

3 Nëntor, 2026

Shtatë avionë në Evropë kërcënohen me bombë, kontrolle dhe devijime në disa aeroporte

3 Nëntor, 2026

Tre skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA: nga një fitore e thellë e demokratëve te ruajtja e kontrollit republikan

3 Nëntor, 2026

Teksasi, bastioni republikan në qendër të një gare të fortë mes demokratëve dhe republikanëve

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.