• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

U ekzekutua në mes të Shkodrës/ Babai i Kristian Kolës bën deklaratën e fortë: Do marr hak, nuk kam frikë asnjë

8 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pak ditë më parë ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me breshëri plumbash për arsye që ende mbeten mister për policinë.

Ende pa një përgjigje është edhe babai i Kristianit, Marash Kola, i cili në një intervistë për Shqipëria Live, rrëfeu se si e mori vesh lajmin fatkeq të të birit.

Ai gjithashtu shtoi se e mendon edhe hakmarrjen nëse policia nuk e zgjidh vrasjen misterioze.

Lexo edhe:

“Nuk mund të them se lojtarët debutuese luajti keq” / Sylvinho: Broja dhe Asani? Do të shohim kush do të nisë nesër.

Sylvinho përpara ndeshjes kundër Letonisë: Nesër do kemi ndryshime! Kapiteni Gjimshiti: Fatin e kualifikimit e kemi vetë në dorë

“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.

Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.

Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam friks nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër,” tha Kola.

Deklarata e motrës

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike.

Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë.

“Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë.

Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë. Nuk është e lehtë të fusësh djalin në dhe,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes, ndërsa theksoi se “nuk janë marrë në pyetje nga policia”.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo në Euronews, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar me babain. Duam drejtesi, ia leme ne dore drejtesise”, tha mes lotesh e motra e Kristian Koles.

Si ndodhi ngjarja

Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.

Tags: babaihakmarrjekristian kola

Nga Kategoria

"Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0" / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa...
Aktualitet

“Nuk mund të them se lojtarët debutuese luajti keq” / Sylvinho: Broja dhe Asani? Do të shohim kush do të nisë nesër.

8 Shtator, 2025
Kryesore

Sylvinho përpara ndeshjes kundër Letonisë: Nesër do kemi ndryshime! Kapiteni Gjimshiti: Fatin e kualifikimit e kemi vetë në dorë

8 Shtator, 2025
"Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0" / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa...
Lajme

“Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0” / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa…

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Rrëfimi i gjatë rikthehet” – Thomas Tuchel zbulon taktikat për kërkesën e Anglisë në Kupën e Botës 2026.

8 Shtator, 2025
"Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0" / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa...

“Nuk mund të them se lojtarët debutuese luajti keq” / Sylvinho: Broja dhe Asani? Do të shohim kush do të nisë nesër.

8 Shtator, 2025

Sylvinho përpara ndeshjes kundër Letonisë: Nesër do kemi ndryshime! Kapiteni Gjimshiti: Fatin e kualifikimit e kemi vetë në dorë

8 Shtator, 2025
"Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0" / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa...

“Nuk jemi Spanjë, nuk mund të fitojmë 6-0” / Sylvinho para ndeshjes me Letoninë: Jam më i shqetësuar për lojtarët që kanë ndryshuar skuadër sesa…

8 Shtator, 2025
Floriri dhe Elvana në biseda të incizuara, zbulohet identiteti i personit që 'duhej eliminuar'?

Floriri dhe Elvana në biseda të incizuara, zbulohet identiteti i personit që ‘duhej eliminuar’?

8 Shtator, 2025

58-vjeçari vdes pas 15 ditësh në koma, familjarët: Nuk u godit nga kali, e vranë

8 Shtator, 2025

Ish-ylli i Orlando Pirates paralajmëron Bafana Bafana të mos kenë frikë nga Nigieria në ndeshjen vendimtare – ‘Nëse Afrika e Jugut friksohet nga Super Eagles, si do të veprojmë në Kupën e Botës?’

8 Shtator, 2025

S’e dinte që ishte shtatzënë, gruaja lind gjatë ndeshjes së futbollit

8 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.