• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

U arrestua nga dosja e “SkyECC”, kush është SHQIPTARI që ‘pastronte’ paratë me kompani në Athinë!

7 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Andon Salati është një nga personat e arrestuar në Greqi, në kuadër të një operacioni që ka nisur nga bisedat e zbardhura në aplikacionin “SkyECC”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

32-vjeçari nga Vlora akuzohet se është një nga krerët e një prej grupeve kriminal, që në bashkëpunim me Denis Grabockën, trafikonin drogë në shtetin fqinjë.

Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.

Lexo edhe:

Edi Rama kryebashkiakëve në mbledhje: Turp të keni që dogjët teserat e partisë sonë

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Salati dhe Grabocka trafikonin marijuanë dhe kokainë nga Spanja dhe nga Shqipëria në Greqi.

Më herët, në shkurt të 2016, Salati ishte ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri. Por çështja u ndoq teksa ai ishte në gjendje të lirë.

Po ashtu, nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Edhe pse në burg, kontrollonte gjithçka përmes telefonit.

“Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet.

Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”.

Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave, të cilat i fuste një “kryegardian”,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Por paratë e drogës pastroheshin diku! Andon Salati dhe Denis Grabocka kishin zgjedhur një kompani që jepte makina me qira në Athinë, biznese që i kishin regjistruar në emërat e familjarëve të tyre.

Kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës. Përveçse pastronte para, kjo kompani kishte dhe funksione të tjera.

Anëtarët e grupit merrnin makina “me qira” dhe i përdornin për të transport droge. Po ashtu, është zbuluar se kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos.

Andon Salati ishte gjithashtu pronar i “padukshëm” i “steakhouse” “O GYROS TOU ASYRMATOU”, që zyrtarisht është në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O.E.”

Tags: greqishqiptar

Nga Kategoria

Aktualitet

Edi Rama kryebashkiakëve në mbledhje: Turp të keni që dogjët teserat e partisë sonë

12 Gusht, 2026
Aktualitet

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

12 Gusht, 2026
Aktualitet

10 vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 2 helikopterë për shuarjen e flakëve në Priskë të Madhe

12 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Edi Rama kryebashkiakëve në mbledhje: Turp të keni që dogjët teserat e partisë sonë

12 Gusht, 2026

PSG mposht Aston Villën dhe fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi

12 Gusht, 2026

Zyrtare, Xavi Hernández emërohet trajneri i ri i Holandës

12 Gusht, 2026

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

12 Gusht, 2026

10 vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 2 helikopterë për shuarjen e flakëve në Priskë të Madhe

12 Gusht, 2026

Mijëra kanadezë peticion për dëbimin e ambasadorit amerikan

12 Gusht, 2026

Alarm në Francë, evakuime masive për shkak të zjarreve në Pas-de-Calais

12 Gusht, 2026

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, përplasen me ushtrinë

12 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.