• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, Ahmetaj: Shuma reale e punimeve është shumë më e ulët

17 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë një interviste në Syri tv ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.

Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.

Lexo edhe:

Xhaferri: Edi i tmerruar, qeveria do shkërmoqet

Raporti i Kongresit amerikan: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri

“Pra, ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?” pyet ai, duke treguar për përfshirjen e ndërmjetësve që kanë përfituar fonde publike pa kryer asnjë shërbim.

Ai gjithashtu vë në dukje se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, siç janë urat lidhëse.

Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij.

Në lidhje me perceptimin e një standardi të dyfishtë në drejtësi, Ahmetaj refuzon këtë term, duke e quajtur situatën “bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë”. Ai krahason rastin ku ndiqet penalisht për 34,000 euro pa mbajtur asnjë funksion publik, me rastin e ministres Belinda Balluku, e cila, sipas tij, nuk po hetohet për një aferë prej 190 milionë eurosh ndërsa vazhdon të jetë në detyrë.

Sipas tij, i gjithë ky proces, përfshirë kërkesën për ekstradimin e tij, ka si qëllim final burgosjen dhe heshtjen e tij për të mos denoncuar më skemat korruptive. “Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më,” deklaroi ai, duke theksuar se përndjekja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Ahmetaj:

Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg.

Kemi thënë s’kemi nevojë t’i kthehemi zoti Peka. S’kemi nevojë t’i kthehemi.

Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?

Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s’e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s’e bëmë? Delnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilte lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?

E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç’është kjo histori vjedh vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s’kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.

Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri.

Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s’ka dy standarde.

Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës…

Nga Kategoria

Aktualitet

Xhaferri: Edi i tmerruar, qeveria do shkërmoqet

26 Dhjetor, 2025
Kryesore

Raporti i Kongresit amerikan: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri

26 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin

26 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pesë gjëra që duhet të hiqni nga shtëpitë tuaja para se të futemi në vitin e ri

26 Dhjetor, 2025

Maria Sole Agnelli, figura kyçe e dinastisë industriale Agnelli të Fiat, vdes në moshën 100 vjeçare.

26 Dhjetor, 2025

Emmanuel Adebayor kritikoi trajtimin e Mohamed Salah dhe iu përgjigj Jamie Carragher për kritikat ndaj yllit të Liverpoolit.

26 Dhjetor, 2025

Gjykata ruse e dënoi me burg, kritiku i Putin paralajmëron grevë urie

26 Dhjetor, 2025

Kim Jong-un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në Koreinë e Veriut për vitin 2026 Fabrikat e municioneve pritet të rrisin kapacitetin dhe të ndërtoshin impiante të reja, ndërsa regjimi në Phenian intensifikon zhvillimin e armëve dhe forcon lidhjet me Rusinë.

26 Dhjetor, 2025

Nën akuzë për korrupsion, prokuroria kërkon 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut

26 Dhjetor, 2025
Rashiqi e sheh "shumë të mundshme" mbështetje për kandidaturën e tij si nënkryetar.

Partitë e Listës Serbe përballen me presionin e Beogradit

26 Dhjetor, 2025

Stuhia në Kaliforni po zbutet, por rreziku nga përmbytjet dhe avujt mbetet i lartë.

26 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.